Facebook do të paguajë rreth 50 milionë euro për moderatorët që kanë pësuar dëme mendore
Moderatorët që kanë pësuar dëme mendore, derisa po kontrollonin për përmbajtje të palejuar, Facebook do t’i kompensojë me rreth 50 milionë euro.
Interneti është i mbushur me materiale të ndyta dhe të padëshirueshme, nëpër të cilat moderatorët duhe të kalojnë për çdo ditë, derisa i largojnë, transmeton Telegrafi.
Punonjësit e njohur si moderatorë, janë të angazhuar që të largojnë nga interneti materialet e ndryshme si imazhet apo filmimeve të vrasjeve, dhunimeve, rrahjeve, konsumit të drogës, si dhe mizorive mbi kafshë. Gjë që iu shkaktoi atyre pasoja të mëdha psikologjike, për trajtimin e të cilave duhej të shpenzonin më shumë se që kanë fituar nga paga e caktuar për atë punë.
Në vitin 2018, Facebook është paditur në një gjykatë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, si një kompani që nuk është e sigurt për punë, pasi që disa moderatorë kanë pasur çrregullime post traumatike, si pasojë e shikimit të këtyre materialeve. The Verge raportoi gjatë vitit të kaluar, se shumë moderatorë të Facebookut, i janë nënshtruar terapive psikologjike, si pasojë e anktheve dhe sulmeve të panikut, që i pësuan nga ky angazhim.
Meqenëse dëmet mendore të moderatorëve janë të mëdha, Facebook ka vendosur të paguajë nga 1,000 deri në 50,000 euro, për trajtimin mendor të 11,250 moderatorëve, që kanë punuar nga viti 2015 dhe deri te të angazhuarit aktual.
Të gjitha këto pagesa, arrijnë deri në afro 50 milionë euro, të cilat Facebook do t’jua paguajë klinikave në të cilat do t’i nënshtrohet moderatorët për trajtimet psikologjike. Varësisht nga nevoja, ata do të bëjnë terapi private, apo do të kenë terapi në grup.
Derisa këto materiale vazhdojnë të postohen në Facebook, moderatorët janë shprehur të kënaqur me këtë ndihmë, sepse mund të kenë lehtësim nëse ia shfaqen probleme në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social
CEO i Amazon theu ligjin amerikan me komentet e tij kundër sindikatave
Sa kushton telefoni i mençur Samsung Galaxy S22, S22+ dhe S22 Ultra
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'