LAJMI I FUNDIT:

Nga heqja e taksës 100 për qind, në Kosovë kanë hyrë 12.4 milionë euro mallra serbe

Nga heqja e taksës 100 për qind, në Kosovë kanë hyrë 12.4 milionë euro mallra serbe

Qeveria në detyrë e Kosovës kishte votuar që nga 1 prilli të hiqet taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe zëvendësimin e saj me masën graduale të reciprocitetit tregtar.

Sipas qeverisë, vendimi do mbetet në fuqi deri më 15 qershor, kur do të bëhet edhe vlerësimi i zbatimi të tij.


Rreth një muaj pasi u largua tërësisht taksa 100 për qind, në Kosovë janë importuar 12.4 milionë euro mallra nga Serbia, kurse eksporti i vendit tonë me këtë vend është 700 mijë euro. Ku importet e lëndës së parë kapin vlerën prej 3.5 milionë euro, përcjell Telegrafi.

“Gjatë periudhës raportuese nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 12.4 milionë euro. Importet e lëndës së parë kapin vlerën prej 3.5 milionë euro. Nga Kosova në Serbi janë eksportuar mallra në vlerë prej 0.7 milion euro”, thotë Dogana e Kosovës në Raportin Përmbledhës për zbatimin e masave të reciprocitetit për periudhën 01-26 prill.

Nga importi i mallrave të importuara nga Serbia janë mbledhur taksa në vlerë mbi 1 milion euro.

“Nga importi i mallrave të importuara nga Serbia janë mbledhur taksa në vlerë prej 1,069,441.89 euro sipas kategorive në vijim: 1,983.47 euro nga Dogana; 67,281.85 euro nga akciza; 1,000,090.17 euro nga TVSH; dhe 86.40 euro nga Taksa MP”, tregon Dogana.

Abdixhiku: Bllokimi i operatorëve ekonomik nga Serbia, veprim çnjerëzor
Lexo po ashtu Abdixhiku: Bllokimi i operatorëve ekonomik nga Serbia, veprim çnjerëzor

Dogana tregon se në këtë periudhë është evidentuar një rast ku mauna së bashku me mallrat është kthyer në Serbi.

“Duke marrë në konsideratë pikat 1.1 dhe 1.2 të vendimit të qeverisë të cilat ndërlidhen me dokumentet dhe certifikatat fitosanitare dhe atyre veterinare, kompetencë e AUV-së, gjatë zbatimit të vendimit të lartë cekur i ka kushtuar rëndësi të veçantë kontrollit të dokumentacionit doganor që përcjellin mallrat me qëllim të sigurimit që emërtimet e përdorura të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në të gjitha rastet ku është vërejtur ndonjë emërtim apo denominim provokues mallrat janë kthyer mbrapa në Serbi dhe nuk janë lejuar të importohen dhe të zhdoganohen në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe është evidentuar një rast i tillë dhe mauna së bashku me mallrat është kthyer në Serbi”, thotë Dogana, përcjell Telegrafi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori