LAJMI I FUNDIT:

Bleu një BMW M5, nuk e voziti as 12 kilometra sepse e përplasi për një shtyllë

Bleu një BMW M5, nuk e voziti as 12 kilometra sepse e përplasi për një shtyllë

Derisa po kthehej nga lokali ku e bleu, shkaktoi aksident, por shpëtoi i palënduar

Kur të gjitha rrugët janë të boshatisura si pasojë e përhapjes së coronavirusit, disa shoferë duan të bëjnë manovra të ndryshme, që e kanë pasur të pamundur t’i realizojnë më herët, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, një shoferit që sapo e bleu një BMW M5, nuk i shkoi udhëtimi aspak si kishte planifikuar. Ai nuk e voziti as 12 kilometra veturën, sepse u përplas për një shtyllë, gjatë kthimit për në shtëpi.

Se çfarë e shkaktoi aksidentin, nuk është bërë e ditur, mirëpo ka mundësi që ai të mos jetë përshtatur me kapacitetin prej 617 kuaj fuqive që e ofron kjo veturë.

Por, një person që e ka parë ngjarjen, ka thënë se së bashku me këtë BMW ka kaluar edhe një motoçikletë, që ka mundësi të ketë qenë ndonjë garë mes tyre.

Gjëja më e mirë, është se shoferi ka shpëtuar i palënduar, sepse BMW M5 ofron siguri maksimale, me shumë airbag që sigurojnë që gjithçka të jetë në rregull. /Telegrafi/