Raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, tha se Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë hapa drejt njëri-tjetrit, dhe se dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe pa kushte.
Beyer theksoi se largimi i tarifave të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, duhet të bëhet po ashtu pa kushte, siç kërkohet nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjerët.
Sa i përket asaj se pjesë e Këshillit të Evropës është edhe Rusia, e cila është përkrahëse e pakontestueshëm e Serbisë, dhe njëkohësisht sa e pengon kjo anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka theksuar se në mënyrë të ngjashme, të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës, kanë të drejta dhe detyrime, dhe kanë nevojë të trajtojnë njëri-tjetrin në një mënyrë të drejtë, dhe këtë e pres dhe e kërkojë edhe nga Rusia e Serbia, e gjithashtu edhe nga shteti anëtar i ardhshëm Kosova.
Ndërkaq, lidhur me diskutimet e mëhershëm të disa liderëve rajonal, për propozimin e shkëmbit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Beyer e bëri të qartë se “Gjermania dhe unë personalisht kundërshtojmë idenë e propozuar për shkëmbim të tokës, apo shkëmbim të territoreve, dhe nuk do të mbështesim asnjë plan për ta realizuar atë”.
Telegrafi: Z. Beyer, jeni zgjedhur raportues i Kosovës në Këshillin e Evropës. Cilat janë mundësitë që gjatë mandatit tuaj Kosova të behet anëtare e Këshillit te Evropës, pasi ka dëshmuar dhe do ta dëshmojë gjithmonë se është bartëse e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike?
Peter Beyer: Detyra ime si raportues është të bëj gjetje të fakteve dhe të dërgojë mesazhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, (PACE), si në lidhje me objektivat kryesore të Këshillit të Evropës, d.m.th. duke u përpjekur për sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Kam besim se jam në gjendje të udhëheq një numër diskutimesh të dobishme, dhe besoj se Qeveria e Kosovës, është e aftë dhe e gatshme t’i përmbushë detyrat e saj në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Telegrafi: Pjesë e Këshillit te Evropës është edhe Rusia, e cila është përkrahëse e pakontestueshëm e Serbisë. Sa e pengon kjo anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës?
Peter Beyer: Të gjithë anëtarët e Këshillit të Evropës, kështu edhe Asambleja Parlamentare, janë pajtuar apo abonuar, me qëllimet dhe vlerat e Këshillit të Evropës, d.m.th. Kartën e të Drejtave të Njeriut. Në mënyrë të ngjashme, të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës, kanë të drejta dhe detyrime dhe kanë nevojë të trajtojnë njëri-tjetrin në një mënyrë të drejtë. E pres dhe e kërkoj këtë edhe nga Rusia, Serbia, dhe gjithashtu nga shteti anëtar i ardhshëm Kosova.
Telegrafi: Jeni njohës i mirë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. A mendoni se dy shtetet të arrijnë një hap përpara dhe të diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve, pasi që ka një kohë të gjatë që bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë stopuar?
Peter Beyer: Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë hapa drejt njëri-tjetrit. Dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur, pa kushte. Kjo do të thotë, se asnjë vend nuk duhet të vendosë parakushte para se të fillojnë bisedimet përsëri. Kur bëhet fjalë për konceptin e reciprocitetit, për shembull, heqja e tarifave të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, duhet të hiqet pa kushte, siç kërkohet nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjerët. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë. Nuk është koha për t’i shërbyer klientelës së dikujt, por për të bërë atë që është më e mira për vendin e dikujt. Të dyja palët duhet të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë. Kam besim se Kosova dhe Serbia do të gjejnë një mënyrë praktike dhe të kujdesshme për ta çuar procesin përpara së shpejti.
Telegrafi: Si e shpjegoni diskutimin e mëhershëm të disa liderëve rajonal, për propozimin e shkëmbit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë?
Peter Beyer: Gjermania dhe unë personalisht kundërshtojmë idenë e propozuar për shkëmbim të tokës, apo shkëmbim të territoreve, dhe nuk do të mbështesim asnjë plan për ta realizuar atë.
Telegrafi: Kosova është shteti i vetëm në Evropë qe nuk e gëzon lëvizjen e lirë, edhe pse të gjitha kriteret janë të përmbushura. A do të thotë kjo se politika e Bashkimit Evropian karshi Kosovës, është treguar jokorrekte?
Peter Beyer: Unë kam thënë vazhdimisht se është e padrejtë dhe e panevojshme të vonohet ky proces. Pesë vendet jo-njohësit të Kosovës brenda BE-së, duhet të shfuqizojnë menjëherë bllokadën e tyre. Populli i Kosovës meriton të njëjtin trajtim dhe liri si vendet fqinjë. E kuptoj që Kosova ka përmbushur kushtet për të marrë lëvizjen e lirë. Teknikisht, Komisioni i BE-së dhe vendet anëtare të BE-së, duhet të aprovojnë përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën. Unë dëgjoj se grupet kompetente të punës, po punojnë intensivisht në këtë gjë.
Telegrafi: Z. Beyer, ju jeni deputeti i Parlamentit të Gjermanisë nga partia e Kancelares Angela Merkel, CDU, e cila ka mbështetur në vazhdimësi pavarësinë e Kosovës dhe rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Ndërkohe qe ju jeni reporter në Bundestagun Gjerman, përveç për Kosovën edhe për Serbinë dhe e njihni situatën reale atje, me intereson te dijë se, cilat janë mundësitë që Serbia të jetë pjesë e BE-së, nëse nuk e njeh pavarësinë e saj?
Peter Beyer: Si raportues nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, (PACE-së), unë nuk mund ta komentoj atë. Si raportues në Bundestagun gjerman, unë i bëj thirrje të gjitha palëve të ndjekin një qasje pragmatike dhe të bëjnë detyrat e tyre shtëpiake. Harta e rrugës për një rrugë të qetë, por sfiduese për anëtarësimin e plotë në BE, duhet të jetë e qartë për të dyja vendet, si : Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit, arritja e një marrëveshjeje juridikisht detyruese dhe gjithëpërfshirëse. Kam shumë shpresë se individët përgjegjës në qeveritë e të dyja vendeve e kuptojnë shumë mirë këtë, dhe prandaj pres që ata të veprojnë në përputhje me rrethanat.
Telegrafi: Kosova tashmë ka formuar institucionet e reja, me një bashkëqeverisje mes partive, Lidhjes Demokratike te Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ku kryeministër është z. Albin Kurti. Si e shini këtë bashkëqeverisje, dhe cili do të jetë bashkëpunimi juaj me këtë Qeveri?
Peter Beyer: Unë e uroj Kosovën që ka ndërtuar një Qeveri të koalicionit plotësisht të operueshëm dhe i dëshiroj çdo të mirë. Në pamje të presionit të madh që qëndron mbi të, dhe i krijuar nga pritjet e popullit të Kosovës, si deklaratat gjatë fushatave zgjedhore dhe komunitetit ndërkombëtar, unë jam plotësisht i vetëdijshëm për sfidat që përballen politikanët. Por, ata mund t’i trajtojnë këto situata, kam besim. Sidoqoftë, asgjë tjetër nuk do të ishte e pranueshme. Kjo qeveri, është e detyruar të jetë e suksesshme,në mënyrë që t’i mos i zhgënjejë pritjet e larta nga njerëzit e vet. Ata kanë aq shumë shpresë, si në një luftën e suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Një qeverisje e mirë mund të pritet të mbështetet më tej nga Gjermania. Sidoqoftë, ne duhet të shohim prova të përpjekjeve serioze./Telegrafi/Lumturije BEKAJ/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite