LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga kërkon trajtim më të madh institucional ndaj të prekurve me kancer

Jahjaga kërkon trajtim më të madh institucional ndaj të prekurve me kancer

Për nder të 4 Shkurtit Ditës Botërore të Kancerit, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar Shoqatën e pacientëve me kancer të gjirit “Renesansa” në Prizren.

Jahjaga gjatë këtij takimi dëgjoi hallet dhe telashet e shumë grave që janë të prekura me kancer.

Ajo tha se shtimi i numrit të të prekurve më kancer e veçanërisht i atyre me kancer të gjirit, shpreh nevojën për ngritjen e vetëdijes së institucioneve karshi kësaj sëmundje.


“Kërkesat janë shumë të mëdha veçanërisht kërkesat janë për një trajtim më të madh nga ana e institucioneve vendore sidomos nga ana e institucioneve të shëndetësisë për medikamente e nevojshme, terapinë e nevojshme, për terapinë e rrezatimit të Radiologjisë dhe kanë qenë kërkesa të vazhdueshme të pacientëve. Ndër kërkesat themelore të tyre ishte edhe vështirësia e tyre e transportimit në baza javore dhe mujore, kurdo që duhet terapinë ta marrin”, tha Jahjaga.

Drejtoresha e Shoqatës për luftimin e kancerit të gjirit “Renesansa”, Violeta Pirana tha se kërkesë kryesore e pacientëve të prekur me kancer është marrja e terapisë në vendin ku ndodhet pacienti, si dhe të bëhet revidimi i listës së barnave për këtë sëmundje.

“Dëshirojmë të ngrehim zërin tonë për një Kosovë dhe botë me më pak kancer. Por për fat të keq shifrat nuk flasin ashtu dhe janë shumë dëshpëruese, sepse çdo vit numri i rasteve të reja rritet, por edhe më dëshpëruese, sepse këto raste po atakojnë edhe moshat e reja…Terapitë të merren në vendin ku janë pacientët të bëhet një terapi ku ilaçet janë të reja, sepse në botë kanë dalë ilaçe që e zgjasin jetën”, theksoi ajo.

Ndryshe, Shoqata për luftën e grave të prekura me kancer të gjirit “Renesansa”, sot ka shënuar edhe trevjetorin e themelimit të saj. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori