BE-ja dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej 76 milionë eurove për rinovimin e termocentralit ‘Kosova B’
Kosova ka nënshkruar marrëveshjen e gjelbër me Bashkimin Evropian për rinovimin e termocentralit “Kosova B” dhe ndërrimin e elektro-filtrave dhe reduktimin e pluhurit dhe DENOX-it në vlerë prej 76.4 milionë euro.
Me këtë rast, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i cili po qëndron për herë të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës, ka thënë se realizimi i këtij projekti do t’i ndihmojë Kosovës në trajtimin e parandalimit të ndotjes së ajrit.
“Sot jemi këtu për të bërë një investim të madh nga BE, ne jemi të kënaqur që të japim 76 milionë euro që të ndihmojmë Kosovën në trajtimin e ndotjes së ajrit dhe të reduktojmë dyoksid karbonin”, tha Borrel.
Krahas saj, diplomati evropian tha se Kosova duhet të punojë më shumë për të pasur ajër më të pastër pasi gjendja aktuale nuk është e mirë.
“Kosova ka nevojë për lumenj më të pastër, ajër më të pastër, tokë më të pastër. Çështja e shëndetit është shumë me rëndësi dhe të ruhet natyra për gjeneratat dhe brezat që vijnë pas nesh. Ne e dimë këtë më mirë. Ne e dimë që ajri i ndotur është problem madhor për Kosovën, disa qytete të Kosovës janë në mesin e qyteteve më të ndotura në botë. Prishtina e di këtë shumë mirë, pasi për një kohë të gjatë ka qenë në mesin e qyteteve më të ndotura sa i përket ajrit. Kjo është e vërteta, në përgjithësi termocentralet e thëngjillit janë ndotës të mëdhenj në Evropë që e dëmtojnë shëndetin dhe mirëqenien njerëzore. Kur flasim për jetën, sepse ndotja e ajrit vret”, tha ai.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi duke përmendur të gjitha investimet e Bashkimit Evropian në institucionin që ai udhëheq tha se kanë arritur të eliminojnë disa prej ndotësve kryesorë, derisa mbështetja e fundit prej 76.4 milionë euro për ndërrimin e elektro-filtrave dhe reduktimin e pluhurit dhe DENOX-it sipas tij do të jetë jetike për Kosovën dhe sektorin e energjisë.
Krahas saj Thaçi bëri të ditur se edhe KEK-u në këtë projekt do të bëj investime në vlerë prej 54 milionë euro.
“Këto sfida i kemi trajtuar me radhë dhe janë eliminuar të gjitha dhe tani kemi një realitet tjetër. Prandaj u jemi thellësisht mirënjohës dhe falënderues qe na mundësuat të tejkalojmë edhe sfidën me të madhe me te cilën jemi ballafaquar deri tani dhe po e tejkalojmë falë mbështetjes financiare prej 76.4 milionë euro për ndërrimin e elektro – filtrave dhe reduktimin e pluhurit dhe DENOX-it. Në kuadër të këtij projekti edhe KEK-u me përkushtim maksimal është duke punuar në realizimin e investimeve në vlerë prej 54 milionë euro. Në këtë aspekt, investimi i BE-se në elektro-filtra është jetik për Kosovën dhe për sektorin e energjisë”, tha ai.
E shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se duhet të punohet më shumë për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, dhe se për këtë arsye BE është angazhuar për këtë projekt.
Fjalë të mira për këtë projekt pati edhe menaxherja e projektit Rinora Gojani. Ajo mes tjerash kërkoi nga BE t’i bëjë më shumë presion Serbisë për zbatim të disa marrëveshjeve që ndërlidhen me parandalimin e ndotjes së ajrit.
Bashkimi Evropian në mënyrë të vazhdueshme e ka mbështetur financiarisht KEK-un, ku prej vitit 2000 vlera shkon në 177 milionë euro. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje