Ushqimet për bletë të cilat importoheshin nga Kina tanimë janë ndaluar për shkak të sigurisë në mospërhapjen e Coronavirusit në Kosovë kështu ka bërë të ditur Lamir Thaçi nga AVUK.
Ai thotë se ushqimi për bletë ka qenë importi i vetëm nga Kina.
“Ne nga shteti i Kinës nuk kemi të regjistruar ndonjë import të produkteve ushqimore të kafshëve të gjalla. I vetmi import që vjen nga Kina është ushqimi për bletë dhe hojet e bletëve që kontrollohen nga AVUK. Posa është paraqitur virusi në Kinë ne kemi marrë masën e ndalesës dhe nuk kemi lëshuar asnjë leje importi për ushqimin e bletëve dhe hojeve te bletëve nga Kina”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Lamir Thaçi.
Kurse nga Dogana e Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se Kina është vendi i 5-të nga i cili importojmë më së shumti por që dy javët e fundit importi ka rënë në 30%, përcjell Telegrafi.
“Kina është ndër pesë vendet e para për nga sasia e mallrave që importon Kosova. Por sidoqoftë një pjesë e këtij importi janë pajisje mekanike, elektromotora apo edhe lodra për fëmijë. Por ushqime të ndryshme apo produkte që mund të transmetojnë sëmundje të ndryshme nuk importojmë nga Kina”, deklaroi Adriatik Stavileci, përcjell Telegrafi.
Coronaviruset është familje e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda e që mund të shkaktojë edhe vdekje. Ky virus është shpërndarë në gjithë Kinën dhe në së paku 16 shtete të tjera të botës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City