Muralet meksikane kanë qenë ato vepra të cilat i dhanë formë artit amerikan. Për të risjellë edhe njëherë në kujtesë këtë pjesë të kulturës, por edhe historisë, Barbara Haskell, kuratore arti, ka mbajtur një ekspozitë. Iniciativë për çeljen e kësaj ekspozeje në Muzeun “Whitney” në Nju-Jork, është edhe situata e komplikuar politike mes SHBAsë dhe Meksikës për çështjen e emigrantëve dhe kufirit.
Diego Rivera njihet gjerësisht për ndikimin e tij në artin modern. Aktiv në gjysmën e parë të shekullit XX, veprat e tij u koleksionuan nga familja Rockefeller, duke u shfaqur në galeritë kryesore, ndërsa mbetet artisti më i shtrenjtë i Amerikës Latine sot.
Por, pavarësisht se veprat e Riveras dhe gruas së tij Frida Kahlo ishin veprat më të famshme artistike dhe më të eksportuarat nga vendlindja e tyre, ato nuk ishin të vetmet. Siç e vë në dukje edhe ekspozita e re në Muzeun “Whitney”, ishte një grup artistësh meksikanë që i dhanë formë artit të pasluftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Muralistët meksikanë në veçanti kishin një ‘ndikim sizmik’ në zhvillimin e artit të vetëdijshëm shoqëror dhe artit të rrugës”, shprehet Haskell, kuratore e ekspozitës “Vida Americana: Muralet meksikane rikrijuese të artit amerikan, 1925-1945”. “Kjo ekspozitë kërkon të kthejë historinë e artit në fillime”.
Si kuratore, Haskell tregon se ideja për hapjen e ekspozitës ka ekzistuar që një dekadë më parë, por u bë kohët e fundit pasi ishte pikërisht interesi për kulturën dhe politikën meksikane që e shtyu shfaqjen përpara.
“Është një kohë e mirë për të vlerësuar kreativitetin dhe inovacionin estetik që dolën pikërisht nga marrëdhëniet midis artistëve nga Meksika dhe SHBA-ja”, shpjegoi ajo, duke e cilësuar ekspozitën si një kundërpeshë ndaj kufijve fizikë dhe psikologjikë që administrata e Trumpit kërkon të vërë në zbatim me kombet fqinje.
Ekspozita tregon ndikimin që patën artistët meksikanë në krijimet e homologëve të tyre amerikanë, përfshirë artistët Thomas Hart Benton, Isamu Noguchi, Jackson Pollock dhe Ben Shahn.
Ekspozita përfshin një përzierje befasuese të stilit të punës midis piktorit amerikan Jackson Pollock dhe një prej muralistëve më të rëndësishëm të shekullit XX, piktorit meksikan José Clemente Orozco. Pollock u emocionua aq shumë nga muralja “Prometheus” në Pomona të Kalifornisë, sa që e quajti atë “pikturën më të mirë në hemisferën perëndimore”.
“Muralistët meksikanë krijuan një art që në dukje ishte modern, por që subjekt i tyre ishin element të përditshmërisë së njerëzve”, tha Haskell. “Arti modern ishte i arritshëm”.
Duke përshkruar subjektet politike dhe sociale në muret e shkollave, ndërtesave qeveritare dhe seminareve, muralistët po bënin art që ishte i ftuar dhe i rëndësishëm për publikun – një alternative për ekspresionizmin abstrakt jofigurativ që mbizotëronte skenën e artit amerikan në atë kohë . Për shembull, një skenë që bën të pavdekshme heroizmin e njerëzve të klasës punëtore është afresku i Riveras, “Kryengritja” (1931). Ky afresk përshkruan një grua që largohet me forcë nga një ushtar për të mbrojtur foshnjën e saj gjatë një grevë pune. /Shqiptarja/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje