LAJMI I FUNDIT:

Veseli kujton Hoxhë Kadri Prishtinën: Ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit shqiptar

Veseli kujton Hoxhë Kadri Prishtinën: Ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar sot Hoxhë Kadri Prishtinën në 95 vjetorin e vdekjes.

Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Veseli ka shkruar se me iniciativën e Hoxhë Kadriut dhe patriotëve të tjerë, më 1918 u themelua komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, me qendër në Shkodër.


“Sot mbushen 95 vjet prej ndarjes nga jeta të Hoxhë Kadri Prishtinës, njërit prej bijve më të shquar të Kosovës. Me iniciativën e Hoxhë Kadriut dhe patriotëve të tjerë, më 1918 u themelua komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, me qendër në Shkodër. Ky komitet ndërkombëtarizoi çështjen kombëtare dhe organizoi forcat mbrojtëse të trojeve shqiptare të Kosovës. Po ashtu, ai ishte ndër organizatorët kryesorë të Kongresit të Lushnjës, kuvendit mbarëkombëtar të vitit 1920, që mundësoi mbijetesën e shtetit të brishtë e të sapoformuar shqiptar.

Me veprën e tij të ndritur si ulema, hoxhë, politikan, publicist dhe jurist shqiptar ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit shqiptar”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori