LAJMI I FUNDIT:

Top 10 transferimet më të mira falas në futbollin botëror të dekadës së fundit – Pirlo, Ibra e Milner, por vendi i parë i takon mbretit të golit

Top 10 transferimet më të mira falas në futbollin botëror të dekadës së fundit – Pirlo, Ibra e Milner, por vendi i parë i takon mbretit të golit

Afati kalimtar i janarit tani është e hapur dhe ka mjaft futbollistë të klasit botëror që mbesin pa kontratë pas gjashtë muajve.

Kjo do të thotë se ata janë të lirë që tani të negociojnë marrëveshje me klube të tjera dhe të largohen falas në fund të këtij edicioni.

Luka Modric, Christian Eriksen, Thiago Silva dhe Edinson Cavani janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj që mund të bisedojnë më klube tjera.  Gjithmonë është interesante të shihet se kush ku po shkon, pasi do të ishin nënshkrime të mëdha me kosto zero.


Por të kthehemi pak pas dhe t’i shohim disa lëvizje të jashtëzakonshme që kanë ndodhur në dekadën e fundit.

Më poshtë janë 10 transferimet më të mira nga mesi i vitit 2010 deri tani.

10) Miranda te Atletico Madrid (2011)

Braziliani mbërriti nga Sao Paulo në vitin 2011 dhe formoi një partneritet të shkëlqyeshëm me Diego Godin te Atletico duke e fituar edhe titullin e La Ligas në 2014.

9) Raul te Schalke (2010)

Sulmuesi legjendar spanjoll kaloi nga Reali te Schalke në vitin 2010 pas 16 sezoneve të shkëlqyera në Bernabeu.

Raul shënoi 40 gola në 98 paraqitje për klubin gjerman dhe fitoi dy trofe.

8) Teemu Pukki te Norwich (2018)

Kur Pukki arriti në Norwich përpara sezonit 2018/19, jo shumë tifozë të futbollit e morën vesh.

Me 29 gola të shënuara kampionatit sezonin e shkalur, ai e ktheu ekipin në Ligën Premier. Pukki ka nëntë gola dhe tre asistime në 21 paraqitje këtë sezon.

7) Andre-Pierre Gignac në Tigres (2015)

Gignac shokoi shumë njerëz kur hodhi poshtë ofertat nga klubet evropiane për t’u bashkuar me klubin meksikan Tigres, pasi i skadoi kontrata e tij me Marseillen.

Por që nga transferimi në Amerikën e Jugut, ai ka shënuar 116 gola në 209 paraqitje, duke u bë golashënuesi më i mirë i klubit të tij dhe fitoi katër tituj të Liga MX.

6) Andrea Pirlo te Juventus (2011)

Gianluigi Buffon e përmblodhi në mënyrë perfekt transferimin e Pirlo nga AC Milan te Juventus.

“Kur Andrea më tha që po bashkohej me ne, gjëja e parë që mendova ishte: ‘Zoti ekziston’. Një lojtar i nivelit dhe me aftësitë së tij, për të mos përmendur se ai ishte i lirë, unë mendoj se ishte nënshkrimi i shekullit!”.

Pavarësisht se ishte 32 vjeç, Pirlo luajti për katër sezone të tjera, duke fituar po aq kampionate. 19 gola dhe 38 asistime ishin shifrat e tij.

5) Zlatan Ibrahimovic te Manchester United (2016)

Pas një karriere me klube si Juventus, Inter, Barcelona, ​​AC Milan dhe Paris Saint-Germain – Zlatan u transferua në Manchester në vitin 2016.

Ai shënoi 28 gola në të gjitha garat dhe ndihmoi United të fitojë Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës- pavarësisht se nuk luajti në muajin e fundit pas një problemi në gju.

4) Dani Alves te Juventus (2016)

Barcelona në të vërtetë e la Alvesin të largohet falas, kur kishte edhe një vit në kontratën e tij – dhe ai vendim edhe sot duket i tmerrshëm.

Në moshën 33 vjeç, ai ishte akoma mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë dhe vazhdoi të dominojë edhe për një sezon në Serie A.

3) James Milner te Liverpool (2015)

Kalimi i Milner nga Manchester City te Liverpooli sigurisht nuk ishte nga ato transferime që më të vërtet i emocionon tifozët, por doli të jetë i madh.

Kontributi i tij gjatë pesë viteve të fundit ka qenë shumë i madh, duke e ndihmuar klubin të ngjitet në nivele të larta.

2) Paul Pogba te Juventus (2012)

Kur Pogba në vitin 2012 u largua nga Manchester United njihej pak. Ai kaloi Juventus, ku u kthye në yll.

Ai fitoi katër tituj kampioni në katër vit dhe u shpall “Golden Boy” në vitin 2013. United pagoi 100 milionë euro për ta kthyer.

1) Robert Lewandowëski te Bayern Munich (2013)

Ky vendim me të vërtetë i lëndoi tifozët e Borussia Dortmund. Jo vetëm që Lewandowski u largua nga klubi, por ai u bashkua me rivalët e tyre më të mëdhenj – dhe atë falas.

Lewandowksi ka shënuar 221 gola në 267 ndeshje për Bayernin, ndërsa fitoi pesë tituj, dy Kupa dhe tre Superkupa të Gjermanisë.

Rezultati dhe tre të tjerë që mund ta meritojnë një vend në këtë top-10

Ka pasur kaq shumë transferime falas gjatë këtyre 10 viteve të fundit, por me numrat që po paraqiten, padyshim Lewandowski e meriton vendin e tij në krye të listës.

Sa i përket klubeve, Juventus është e qartë që janë mbretërit e transferimeve falas, duke u shfaqur tre herë në 10 top.

Blerjet e tjera që mund të ishin në listë, janë Joel Matip (Schalke te Liverpool, 2016), Sami Khedira (Real Madrid te Juventus, 2015) dhe Mario Balotelli (Liverpool to Nice, 2016).  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori