LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të dini për hCG-në, hormonin e shtatzënisë?

Çfarë duhet të dini për hCG-në, hormonin e shtatzënisë?

I njohur ndryshe si hormoni i shtatzënisë, gonadotropina korionike e njeriut (hCG) është një lloj hormoni që prodhohet në sasi të mëdha gjatë shtatzënisë, me nivele që ngjiten gjatë 8 deri në 11 javëve të para të shtatzënisë

Ky hormon mund të zbulohet në urinën e grave me teste të thjeshta shtatzënie që mund të bëhen edhe në kushtet e shtëpisë.


Sidoqoftë, gratë shtatzëna nuk janë të vetmet që e prodhojnë atë. Disa kancere dhe gjendje të tjera mjekësore mund të bëjnë që gratë dhe burrat të prodhojnë nivele të moderuara deri të larta të hCG-së.

Roli i hCG-së në shtatzëni

“HCG-ja në formën e saj të rregullt prodhohet ekskluzivisht nga një grua shtatzënë nga qelizat speciale të cilat bëhen pjesë e placentës, të quajtur syncytiotrofoblast. Ato janë arsyeja pse ne e shohim këtë hormon në nivele kaq të larta në shtatzëni”, thotë Dr. Kristina Mixer.

Ajo sqaron se gjatë shtatzënisë, roli kryesor i hCG-së është të mbështesë prodhimin e hormonit të progesteronit nga vezoret derisa placenta të formohet sa duhet dhe mund të prodhojë sasi të mjaftueshme të progesteronit në vetvete.

Kjo është e rëndësishme sepse progesteroni është absolutisht thelbësor për riprodhimin e shëndetshëm.

Është përgjegjës për lehtësimin e lidhjes së suksesshme të embrionit brenda zgavrës së mitrës, modulimin e sistemit imunitar për të parandaluar abortet, dhe për shtypjen e kontraktimeve të mitrës.

Pasi ta keni konceptuar shtatzëninë, trupi fillon të prodhojë hCG sapo një vezë e fekonduar futet në murin e mitrës, dhe zakonisht duhen edhe 8 – 14 ditë para se nivelet e hCG të ngrihen sa duhet për t’u zbuluar nga një test shtatzënie në shtëpi.

Shumica e testeve të shtatzënisë të urinës do të zbulojnë një shtatzëni në kohën e periudhës tuaj të parë të humbur. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Shtatzëna
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Sekrete nga prindërit të cilët kanë rritur fëmijë të lumtur

Sekrete nga prindërit të cilët kanë rritur fëmijë të lumtur

Këshilla për prindër
Kalo në kategori