Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të hënën ka pritur në një takim konsultativ kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, takim ky që nuk zgjati më shumë se pesë minuta.
Lideri i LVV-së, duke folur për këtë takim tha se nuk ka efekte juridike, ndërsa emrin e mandatarit për kryeministër do ta dërgoj me shkrim.
Për takimin e shkurtër u deklarua edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Ai zgjodhi rrjetet sociale për të folur për takimin me Kurtin, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, duke shtuar se në takimin e së hënës, Kurti nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit për kryeministër, prandaj ka vendosur t’i ofroj Kurtit kohë edhe 48 orë për nominimin e kandidatit për kryeministër.
Por si e parasheh Kushtetuta e Kosovës çështjen e emërimit të mandatarit për kryeministër dhe afatin kohor?
Neni 95 i Kushtetutës së Kosovës, pika 1 thotë se pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.
Pika e dytë e këtij neni thotë se kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.
Ndërkaq, nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.
Ndryshe, LVV dhe LDK pavarësisht se kanë kaluar tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në vend, nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për bashkëqeverisje. Kurti të hënën ka publikuar emrat e pesë ministrave të ardhshëm të LVV-së si dhe emrin e zëvendëskryeministrit të dytë në rast të bashkëqeverisjes me LDK-në.
Zyrtarë të LDK-së megjithëse kanë thënë se LVV ka dëmtuar procesin e bisedimeve për bashkëqeverisje, janë shprehur të gatshëm për vazhdimin e bisedimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'