Studimi i fundit i Asociacionit Gallup International, të cilin e ka siguruar Telegrafi, tregon se këtë vit, niveli i optimizmit në Kosovë ka shënuar ngritje të lehtë në krahasim me tri vitet e kaluara. Por, qytetarët e Shqipërisë mbesin në grupin e e shteteve më optimiste në botë. Sa i përket pesimizmit, radhës i prinë Libia, Hong Kongu, Jordania dhe Italia
Studimi i fundit i Asociacionit Gallup International në mbarë globin ku merr pjesë edhe Kosova dhe Shqipëria përmes Kantar Index Kosova dhe Be Research, anëtare të këtij asociacioni, nxjerr në pah se 37% e popullatës në botë mbesin optimist se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë se ky që po lëmë pas.
Për dekada tani, studimi i fudvitit i Asociacionit Gallup International vazhdon të regjistrojë paradoksin se njerëzit që jetojnë në vende më të pasura kanë tendencë të jenë më pesimistë për vitin e ardhshëm dhe e kundërta, thuhet në hulumtimin e Gallup International, raporton Telegrafi.
Indeksi global i shpresës dhe dëshpërimit janë fuqimisht të ndikuara nga mosha dhe niveli i shkollimit – të rinj (deri në moshën 34 vjeç) dhe ata me nivel më të lartë të shkollimit janë dukshëm më optimist. Përkatësia fetare megjithatë nuk duket të jetë faktor vendimtarë me përjashtim të një fakti që njerëzit e fesë hindu janë më optimist nga ‘natyra’.
Kosova në periudhat më të vështira ekonomike dhe politike, për disa vite rresht ishte shteti më optimist në botë, ku 90% e popullatës konsideronin se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë se viti paraprak, përderisa sot vetëm 56% e popullatës pajtohen me këtë deklaratë.
Në fakt, këtë vit, niveli i optimizmit në Kosovë ka shënuar ngritje të lehtë në krahasim me tri vitet e kaluara, që mund të jetë si rezultat i ndryshimeve të fundit në skemën politike si rrjedhojë e zgjedhjeve të fundit e megjithatë, indeksi i përgjithshëm i lumturisë në Kosovë këtë vit mbetet pothuajse i njëjtë (62) krahasuar me vitin 2017 (61), raporton Telegrafi.
Nē anën tjetër, trendi i nivelit tē optimizmit nē Shqipëri, edhe pse kishte ngritje tē vazhdueshme qē nga viti 2016 deri më vjet, këtë vit ngelet në pozitën e mëhershme.
Indeksi i lumturisë në Shqipëri ka shënuar rënie të dukshme (37) prej 10 njësi krahasuar me indeksin që Shqipëria kishte në vitin 2017, rezultat ky i ndikuar nga trazirat e shkaktuara nga tërmetet dy muajt e shkuar, si dhe nga situata e përgjithshme politike kohëve të fundit.
E megjithatë, qytetarët e Shqipërisë mbesin në grupin e shteteve më optimiste në botë (70%), së bashku me Nigerinë (73%), Perunë (70%), Kazakistanin (67%) dhe Armeninë (62%).
Sa i përket pesimizmit, radhës i paraprinë Libia (76%), Hong Kongu (68%), Jordania (60%) dhe Italia (59%).
Metodologjia:
Studimi i fundit i Gallup International (EoY) është traditë vjetore e iniciuar dhe disenjuar nga udhëheqësia e Dr. George Gallup në vitin 1977. Që nga ky vit, studimi realizohet një herë në vit.
Këtë vit u realizua nga Asociacioni Gallup International në partneritet me WIN në 46 shtete të botës. Në Kosovë dhe Shqipëri studimi u realizua nga Kantar Index Kosova dhe Be Research.
Mostra dhe realizimi:
Gjithsej 45,676 individ në mbarë botën u intervistuan. Secili shtet u përfaqësua me mostër reprezentative me rreth 1000 të intervistuar ballë për ballë. Margjina e gabimit për këtë studim është +3-5% në nivel të besueshmërisë 95%.
Asociacioni Gallup International (GIA) është asociacioni kryesor për hulumtime dhe këtë vit feston ditëlindjen e 73-të. Për mbi 70 vjet, anëtarët e Gallup International kanë dëshmuar ekspertizë në realizimin e studimeve krahasuese në disa shtete me kualitet të lartë të të dhënave. Anëtarët e asociacionit janë institute dhe kompani kombëtare me renome dhe njohuri të thellë në metodat dhe teknikat e hulumtimeve, burimeve statistikore, zakonet dhe dallimet kulturore në shtetet e tyre dhe janë të përzgjedhur me kujdes nga bordi i asociacionit. Anëtarët e asociacionit, edhe pse vetëm nga një për shtet, bashkëpunojnë në baza ditore duke ndarë njohuritë, risitë në teknikat dhe mjetet hulumtuese, si dhe njohuritë rreth zgjidhjeve më të përshtatshme për projektet dhe problematikat në mënyrë që klientëve tonë t’ju ofrojmë zgjidhjen më të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tripunovski: 80 kantina të verërave nga Maqedonia, promovohen në panairin e Ballkanit të Hapur në Serbi
Kur do të vendosë Themelorja për gjykimin e terroristëve në rastin e sulmit terrorist në Banjskë?
Humb jetën një 61 vjeçar në Kurbin, u rrëzua derisa ishte duke punuar
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë