LAJMI I FUNDIT:

Me projektet e ‘BP Home’ përfiton ekonomia e Kosovës dhe diaspora shqiptare

Me projektet e ‘BP Home’ përfiton ekonomia e Kosovës dhe diaspora shqiptare

Informimi me anë të internetit, energjia nga burimet e ripërtërishme dhe transporti me anë të automjeteve autonome, janë disa nga elementet e revolucionit teknologjik dhe ekonomik që po ndodh në botë.

Një vizion të tillë po e ndjek dhe kompania prestigjioze kosovare “BP Home”, duke i shfrytëzuar këto për t’u bërë pjesë e këtij revolucioni.


Drejtori menaxhues i “BP Home”, Mentor Pllana në një intervistë për Telegrafin ka thënë se brenda “Zona për Procesimin e Eksporteve” janë dy fabrika – ajo për prodhimin e produkteve dhe të fuqisë punëtore.

“Ne si ‘BP Home’ për pesë vite rresht kemi investuar se si t’i kalojmë kufijtë e Kosovës dhe faktikisht i kemi krijuar dy kompani, të cilat janë ‘Instabuilt’ dhe ‘Fingermarket’. ‘Zona për Procesimin e Eksporteve’ përveç që i përmban këto dy kompani i ka edhe institutet për certifikimin e produkteve të prodhuesve kosovarë, ku ata prodhues do të na furnizojnë neve me dyer, dritare, parketë, sanitari dhe kuzhina, ku pastaj ne t’i kompletojmë këto shtëpi dhe t’i eksportojmë jashtë. Pjesë tjetër është Qendra e Trajnimeve dhe Inovacioneve, që nënkupton se brenda kësaj zone ne t’i trajnojmë të rinjtë tonë, aftësitë që i duhen për ekzekutimin e punëve në repartet e prodhimit. Pra, brenda kësaj zone kemi dy fabrika, ajo për prodhimin e produkteve dhe fabrikën për prodhimin e fuqisë punëtore”, tha Pllana.

Ai tregon se prodhuesit kosovar do të përfitojnë rritjen e vendeve të punës.

“Kosova drejtpërdrejt gjatë tatimeve në fitim për këta prodhues dhe taksave të tjera do të rritet buxheti i Kosovës. Në aspektin mikroekonomik, do të kemi hapje të prodhimit dhe vendeve të reja të punës, por edhe prodhues të tjerë do të përfitojnë mbi 2,500 vende të reja të punës. Ndërsa, në nivelin makroekonomik është ajo njohja e brendit ‘Made in Kosova'”, tregon ai.

Pllana tregon se diaspora është Perëndimi që flet shqip.

“Me bizneset e diasporës ne mendojmë të punojmë bashkërisht. Do të bashkëpunojmë me nënkotraktor të kompanive shqiptare, të cilat do të ndihmojë në finalizimin e projekteve. Ne jemi të hapur edhe si bashkëinvestitor, ku ne do të ndërtojmë bashkë dhe do t’i japim me qira bashkë. Niveli tjetër është hapja e bizneseve të përbashkëta të bazuara në projekt. Pra, palcë kurrizore e zhvillimit të Kosovës është ura lidhëse më Bashkimin Evropian, me vendet skandinave dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por urë lidhëse që do ta bënte të mundur që Perëndimi të fliste shqip është diaspora, pra investimi në diasporën shqiptare”, shprehet Pllana.

Në këtë intervistë, drejtori menaxhues i “BP Home”, Mentor Pllana ka treguar se cilat janë projektet e kompanisë për dy vitet e ardhshme dhe arritjet e deritanishme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori