LAJMI I FUNDIT:

NJI MIZË PO LËVIZ

NJI MIZË PO LËVIZ
Anton Pashku

Nga: Anton Pashku (Fragment nga romani “Oh”, 1971)

“Qe, a po e sheh, nji mizë!” e ndigjova, ma në fund, zanin e saj.”

“Qe, a po e sheh, këtë mizë?”


“Po, po e shoh këtë mizë.”

“Ajo po lëviz.” “Kjo mizë, po lëviz. Tamam. Nuk dyshoj. Kjo mizë po lëviz.”

“Kjo mizë, po lëviz… E ti s’je bizë… Kjo mizë, po, po lëviz… E ti s’je kizë… Miza, miza po lëviz!…”

“Tamam. Nuk dyshoj. Ti ke plotësisht të drejtë: kjo mizë po lëviz!”

Ajo filloi me dënesë. Dikur ia plasi vajit.

“Pse po qan? Edhe unë po them: kjo mizë po lëviz!”

Tash, vetëm vaji ndëgjohej.

“Çka ke?… S’po kuptoj… Nji mizë, po lëviz… ani, çka?” thashë dhe habia ime s’kish as fill as mbarim tue pa këtë mjerim: ajo vajtonte e mallkonte dhe unë s’dijsha pse vajtonte dhe pse mallkonte.

“Ani, çka?… Po a s’po e sheh… këtë mizë… që po lëviz?…” “Mirë, po e shoh këtë mizë që po lëviz! Ani, çka? Po e shoh këtë mizë… Ani? Çka po të ban kjo mizë? Nji mizë, po lëviz! Hëm…” Plasi nji vaj edhe ma i madh, nji vaj edhe ma i thekshëm, nji vaj edhe ma i fuqishëm. Ajo u binte tamthave ashtu, thuese i kishte vdekë kush, dhe kur e shihsha tue u ra tamthave për shkak të nji mize që tash po lëvizte, nuk dijsha, njimend nuk dijsha si me e spjegue tanë këtë vaj të saj, tanë këtë vaj të femnës që dikur, tue zanë në thue, u sul kah dera për të dalë jashtë me fluturue.

Në trend Kultura

Më shumë
Roli i Ismail Qemalit në pavarësimin e Shqipërisë

Roli i Ismail Qemalit në pavarësimin e Shqipërisë

Kulture
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
MBI KRIMIN E CHESSMANIT

MBI KRIMIN E CHESSMANIT

Poezi
Paraja si simbol i vetëm i statusit social

Paraja si simbol i vetëm i statusit social

Kulture
Përplasjet e Ismail Qemalit me Sulltanin

Përplasjet e Ismail Qemalit me Sulltanin

Kulture
Kalo në kategori