Sot nis dita e parë e Konventës së Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja me qëllim të krijimit të lidhjeve mes bizneseve, për të rritur eksportet dhe ndihmuar në rritjen ekonomike të Kosovës.
Ngjarja dyditore do të mbledhë qindra biznese të diasporës, të huaja dhe të Kosovës në Prishtinë, ku do të marrin pjesë në takimet biznesore B2B.
Gjatë konventës do të paraqiten bashkëpunime të suksesshme mes bizneseve të Kosovës, diasporës dhe të huaja, prezantime nga komunat e zgjedhura të Kosovës në lidhje me planet e tyre potenciale ekonomike, mjedisin e biznesit dhe burimet e tjera për të nxitur bashkëpunime mes bizneseve.
Gjithashtu, vizitat në terren do të organizohen për diasporën dhe bizneset e huaja në kompanitë e Kosovës, ku ata do të mund ta dëshmojnë së afërmi kapacitetet prodhuese të kompanive kosovare.
Sektorë të shumtë të industrisë në Kosovë kanë përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e tyre të prodhimit, cilësinë e produkteve dhe janë të gatshme për eksport.
Ndërsa disa nga kompanitë tashmë veç se eksportojnë produktet e prodhuara nga Kosova, andaj ekziston një potencial i madh që këto eksporte të rriten edhe më shumë.
Shumica e eksporteve të tanishme janë të lidhura me diasporën, dhe është më e zakonshme që mundësitë e biznesit të vijnë përmes kontakteve të diasporës në tregjet e huaja, sesa nga iniciativat e marketingut nga vetë kompanitë.
Për dy vjetët e kaluar, Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa dhe projekti i USAID Empower Sektori Privat në partneritet me SIDA, kanë organizuar konferenca bashkë me diasporën që kanë shërbyer si një platformë për diskutim, dhe kanë krijuar lidhje midis bizneseve të diasporës dhe Kosovës.
Të dy konferencat e mëhershme kanë numëruar 542 takime B2B mes 401 bizneseve të Diasporës dhe 132 bizneseve të Kosovës, duke rezultuar me nënshkrim e 12 kontratave, 42 marrëveshje dhe oferta të reja të iniciuara, dhe kontrata të reja të shitjes me vlerë 1.1 milion euro.
Në të njëjtën vazhdë për të stimuluar lidhjet e mëtutjeshme dhe për të rritur eksportet e Kosovës, Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropanë bashkëpunim me USAID Empower Sektori Privat në partneritet me SIDA dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës po e organizojnë këtë ngjarje të rëndësishme për ekonominë e Kosovës.
Bizneset e Diasporës dhe të huaja mund te caktojnë takimet me bizneset e Kosovës nëpërmjet platformës elektronike https://konferenca.rrejti.biz, ku janë të paraqitura kompanitë nga Kosova, të cilat janë të gatshme për eksport, dhe që do të jenë pjesëmarrëse në takimet B2B.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
XO Havana – Alternativë ORGANIKE për ata që e duan klasikën në avullosje
Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian