Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 113 aktakuza kundër 132 personave, për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit për media po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzet (20) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokurori i Shtetit me rastin e ndalimit të katër (4) personave për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, gjatë kontrollit, në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe sekuestruar:
– Pesë (5) vetura luksoze;
– 37,300.00 (tridhjetë e shtatëmijë e treqind euro) para kesh;
– 320 (treqind e njëzetë) franga zvicerane;
– 12 (dymbëdhjetë) telefona mobil;
– 19 (nëntëmbëdhjetë) fishekë të kalibrit 7.62 mm.;
– Numër i madh i dokumenteve të ndryshme si: kontrata te ndryshme mbi shitblerjen e pronave (shtëpi, banesa, lokale, vreshta dhe automjete).
Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka sekuestruar masë drusore e llojiot breu, gjithsej 34 trupa të dimensioneve të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për urdhër kontroll të shtëpive, lokaleve, automjeteve dhe pronës së personave të dyshuar për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” në Rajonin e Suharekës, dhe gjatë bastisjes ka arrestuar dhe ka ndaluar katër (4) persona. Ndërsa, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar pesë (5) persona në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo Prokurori ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej trembëdhjetë (13) aktakuza ndaj trembëdhjetë (13) personave, si dhe ka masë drusore e llojiot breu, gjithsej 34 trupa të dimensioneve të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepër penale të kryer.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dyzetedy ( (42) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur