LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të mundeni pa këtë truk: Si të zvogëloni hundën përmes grimit

Nuk do të mundeni pa këtë truk: Si të zvogëloni hundën përmes grimit

Të gjitha femrat nuk janë të kënaqura me formën dhe madhësinë e hundës së tyre

Natyrisht, problemi mund të zgjidhet me metodat e kirurgjisë plastike, mirëpo në shumicën e rasteve të përmirësoni defektet e vogla nuk është shumë e vështirë dhe kjo mund të arrihet me aplikimin e drejtë të kozmetikës, transmeton Telegrafi.

Mendoni se si dëshironi që vizualisht të zvogëloni hundën me grim. Për ta përmirësuar formën e hundës ju janë të nevojshme mjete të caktuara kozmetike:


⦁ baza – sa më afër ngjyrës së lëkurës;
⦁ pudër e shndritshme – 0.5-1 ton i shndritshëm nga baza;
⦁ pudra e errët – 0.5 – 1 më i errët se toni kryesor.

Kur përdorni tone të ndryshme pudre, është e domosdoshme të keni parasysh këto karakteristika:

Nuanca më e shndritshme vizualisht do të rrisë zonën e caktuar;

Nuanca e errët bën zonat e zgjedhura vizualisht më të vogla;

Linja vertikale në hundë do të bëjë që hunda të duket më e ngushtë dhe më e gjatë, ndërkaq linja horizontale do ta bëjë zonën e zgjedhur më të gjerë;

Fokusohuni në pjesët e tjera të fytyrës (sy dhe buzë), sepse ndihmojnë që të largohet vëmendja nga hunda.

Si të zvogëlohet hunda e gjerë me grim?

Tërhiqni dy linja vertikale nga ana e hundës me pudër më të errët apo përdorni pudër më të errët pluhur të cilën me brushë do ta qitni nga pjesa e brendshme e vetullave deri në majë të hundës dhe me kujdes përhapeni anash.

Linjat do të duhej të jenë të rrafshëta dhe të lëmuara. Më së miri është të përdorni brushën me skaje të pjerrëta.

Në qendër të hundës vendosni linjë vertikale në ton të shndritshëm, në mënyrë që të arrini gjerësinë e caktuar të hundës.

Si të zvogëloni hundën e gjatë me grim?

Nëse hunda juaj nuk është vetëm e gjatë por edhe e ngushtë, përdorni bazë më të shndritshme në linjën horizontale.

Errësoni majën e hundës, ndërkaq nëse hunda është shumë e hollë, është e mundshme ta përkufizoni vetëm majën duke e errësuar, derisa në pjesën tjetër të hundës përdorni ngjyrën bazë.

Si ta zvogëloni hundën e rrumbullakët me grim?

Për të përmirësuar vizualisht këtë formë të hundës, zakonisht kombinohen dy teknika të mëparshme.

Toni i shndritshëm përdoret në pjesën qendrore të hundës, para se të arrini deri te maja, pastaj përdorni ton vertikalisht më të errët.

Tonet e errëta përdoren në majë të hundës, në të dyja anët, deri te skaji i vetullave. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Flokë dhe stil
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Manikyri francez po rikthehet, por jo si dikur

Manikyri francez po rikthehet, por jo si dikur

Manikyr dhe pedikyr
Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

Për nënat
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Kalo në kategori