Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot krerët e institucioneve të sigurisë e të drejtësisë, Drejtorin e Policisë Rashit Qalaj, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhuni, me të cilët ka biseduar për gjendjen e sigurisë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.
Presidenti Thaçi është shprehur se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira e demokratike dhe vlerësoi procesin e deritanishëm si të mirë dhe pa incidente që do të cenonte procesin elektoral.
“Jam i sigurt se edhe këto zgjedhje do të jenë të lira e demokratike”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “edhe këto zgjedhje do t’i përmbushin të gjitha standardet më të larta”.
Drejtori Qalaj e njoftoi Presidentin se Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie dhe është në koordinim të plotë me institucionet e tjera për të garantuar siguri të plotë në ditën e zgjedhjeve, me vëmendje të veçantë në Qendrat e Votimit.
Kryeprokurori Lumezi njoftoi se do të ketë prokurorë në gjendje gatishmërie në çdo qendër rajonale, në tërë Kosovën, si dhe koordinim me të gjitha institucionet që të reagohet menjëherë nëse për këtë do të shfaqet nevoja.
Ndërsa Drejtori Maxhuni i AKI-së njoftoi se Agjencia vazhdon të monitorojë gjendjen dhe të vlerësojë kërcënimet për sigurinë.
Udhëheqësit e institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë njoftuan se kanë formuar një Qendër koordinimi të përbashkët për të shpejtuar shkëmbimin e informatave, për të koordinuar veprimin dhe për të reaguar me kohë në çdo situatë.
Presidenti Thaçi i falënderoi Drejtorin Qalaj, Kryeprokurorin Lumezi dhe Drejtorin Maxhuni për punën profesionale dhe ftojë për kujdes të shtuar në ditën e zgjedhjeve dhe në ditët në vijim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite