Disa studiues kanë zhvilluar një simulim të tmerrshëm që tregon se si do të zhvillohej një luftë bërthamore e përshkallëzuar midis Shteteve të Bashkuara/NATO-s dhe Rusisë.
Modeli – bazuar në të dhëna realiste mbi pozicionet e forcave bërthamore, objektivat dhe vlerësimet e kauzalitetit – parashikon që 34.1 milionë njerëz do të vdisnin brenda pak orëve, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi.
Po sipas këtij shkrimi, konflikti katastrofik do të linte 55.9 milionë të tjerë të plagosur – shifra të cilat nuk përfshijnë vdekjet e mëvonshme nga pasoja bërthamore dhe efekte të tjera.
Madje, sipas vlerësimeve, vetëm në tre orët e para, Evropa do të “shkretohej” dhe rreth 2.6 milionë njerëz do të vriteshin ose plagoseshin.
“90 minutat në vijim do të shihnin qytetet kryesore si në SHBA ashtu edhe në Rusi, të goditura me 5-10 bomba bërthamore secila, duke lënë 88.7 milionë të tjerë të vdekur ose të plagosur”.
Sidoqoftë, efektet e pasojave bërthamore dhe ndikimet afatgjata në klimën e Tokës, popullsinë dhe prodhimin e ushqimit do të kishin efekte edhe më të gjera.
Ekipi që qëndron pas videos shpreson se simulimi do të nxjerrë në pah pasojat apokaliptike dhe koston për njerëzimin e luftës bërthamore midis dy blloqeve.
Videoja me katër minuta është krijuar nga eksperti i inxhinierisë dhe çështjeve ndërkombëtare Alex Glaser nga Universiteti Princeton dhe kolegët e tij, përcjell Telegrafi.
Simulimi, i quajtur “Plani A”, thuhet se u hartua bazuar në vlerësime të ndryshme të pavarura për pozicionet aktuale ushtarake amerikane dhe ruse, planet e luftës bërthamore dhe objektivat përkatëse të armëve.
Ai përfshinte të dhëna të gjera për numrin e armëve bërthamore të vendosura aktualisht, rendimentet e bombave dhe rendin në të cilin një luftë e tillë do të përparonte me shumë mundësi.
Një luftë bërthamore ka të ngjarë të evoluojë nga një fazë fillestare e shënjestrimit taktik deri në një periudhë strategjike që synon të nxjerrë kapacitetin bërthamor ofensivë të secilës palë.
Më në fund, do të fillonte një fazë e goditjeve të qyteteve kryesore për të penguar rimëkëmbjen e kundërshtarit.
“Vlerësohet se do të ketë më shumë se 90 milionë njerëz të vdekur dhe të plagosur brenda orëve të para të konfliktit”, shkruajnë studiuesit.
Simulimi fillon brenda kontekstit të një konflikti konvencional, jo-bërthamor.
Në skenar, Rusia bën një sulm paralajmërues bërthamor nga një bazë afër Kaliningrad, në Detin e Zi, me qëllim ndalimin e një përparimi SHBA-NATO.
Si përgjigje, NATO godet Rusinë me një sulm të vetëm ajror bërthamor taktik, nga i cili konflikti përshkallëzohet në një luftë taktike bërthamore në të gjithë Evropën.
Në këtë pikë, simulimi parashikon që Rusia do të “shpërndante” rreth 300 koka bërthamore – të transportuara ose me avionë ose raketa me rreze të shkurtër – kundër bazave të NATO-s dhe trupave përparuese.
Aleanca ushtarake ndërkombëtare pastaj do të përgjigjet me rreth 180 bomba nukleare të transportuara nga aeroplanët.
Në këtë fazë, viktimat pritet të arrijnë në rreth 2.6 milionë njerëz brenda një periudhe tre-orëshe dhe Evropa është lënë e shkatërruar në thelb.
Pas kësaj, NATO vepron nga flotat kontinentale amerikane dhe nëndetëse bërthamore, duke nisur një sulm strategjik bërthamor me rreth 600 koka bërthamore me qëllim të “heqjes” së aftësisë bërthamore të Rusisë.
Para se të ndodhë ky sulm, Rusia lëshon bërthamat edhe nga nëndetëset dhe pozicionet lëvizëse.
Modeli parashikon 3.4 milionë viktima nga kjo fazë e luftës, e cila do të zgjasë vetëm 45 minuta.
Në fazën e fundit të konfliktit, të dy palët synojnë 30 qytetet më të populluara dhe qendrat ekonomike të njëra-tjetrës – vendosjen e 5-10 bërthamave për secilën – të përpiqen të pengojnë rikuperimin e secilës palë nga lufta.
Një veprim i tillë, përfundojnë studiuesit, do të shohë 85.3 milionë viktima brenda hapësirës prej 45 minutash, përcjell Telegrafi.
Numri i përgjithshëm i viktimave të menjëhershme në këtë skenar do të tejkalonte 34.1 milionë njerëz – dhe nuk përfshin vdekjet e mëvonshme që do të rezultonin si pasojë e pasojave bërthamore dhe efekteve të tjera të lidhura me to.
Studiuesit kanë thënë që projekti ka për qëllim të nxjerrë në pah pasojat e mundshme shkatërruese të planeve aktuale të luftës bërthamore nga forcat ushtarake amerikane dhe ruse.
“Rreziku i luftës bërthamore është rritur në mënyrë dramatike në dy vitet e fundit”, vlerësojnë studiuesit. “Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë braktisur traktatet e kontrollit të armëve bërthamore, filluan të zhvillojnë lloje të reja të armëve bërthamore dhe zgjeruan rrethanat në të cilat ata mund të përdorin armët bërthamore”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A