LAJMI I FUNDIT:

Bota do të lexojë ditarin e Renias: Një rrëfim i adoleshentes polake e cila u vra nga nazistët në vitin 1942

Bota do të lexojë ditarin e Renias: Një rrëfim i adoleshentes polake e cila u vra nga nazistët në vitin 1942

Për gati 70 vjet, ditari i fshehtë i një adoleshenteje hebraike polake Renia Spiegel, u mbyll në një kasafortë banke në New York.

Tani ditari i Renias, “A Young Girl’s Life in the Shadow of the Holocaust” më në fund do të botohet nga familja e saj.

Ditari u përshkrua nga botuesi, Penguin Books, si: “Një testament i jashtëzakonshëm për tmerret e luftës dhe për jetën që mund të ekzistojë edhe në kohërat më të errëta”.


Ditari do të dalë në treg më 19 shtator.

Vajza jetonte në Przemysl, në jug-lindje të Polonisë , që ishte nën pushtimin Sovjetik derisa nazistët pushtuan Bashkimin Sovjetik në 1941.

Ditari, gati 700 faqe, fillon në janar 1939 kur Renia ishte 15 vjeçe, rrëfen shpëtimin e saj nga sulmet me bomba në qytetin e saj të lindjes, zhdukja e familjeve të tjera hebreje dhe krijimi i getos. Renia dhe motra e saj Elizabeth u ndanë nga nëna e tyre, e cila ishte në anën gjermane gjatë luftës.

Si një poete aspiruese, Renia gjithashtu e mbushi ditarin e saj me dhjetëra kompozime, si dhe rrëfime për dashurinë e saj të parë, një djalë i quajtur Zygmunt Schwarzer. Ata shkëmbyen puthjen e tyre të parë disa orë para se nazistët të arrinin në Przemysl.

Renia u vra në korrik 1942 në moshën 18-vjeçare, kur nazistët e gjetën të fshehur në një papafingo.

Ajo ia la ditarin të dashurit dhe në rreshtat e fundit të tij shkroi : “Tre të shtëna! Tre jetë të humbura! Gjithçka që unë mund të dëgjoj janë të shtëna, të shtëna.”

Schwarzer ia dha ditarin një personi tjetër për ta ruajtur ndërsa vetë u dëbua në Aushvic. Ai arriti të mbijetonte dhe u zhvendos në SHBA. Në vitin 1950 arriti që t’ja jepte ditarin motrës së Renias, Elizabetës dhe nënës së saj, Rozës që jetonin në New York.

Elizabeta nuk mundi që ta lexonte vetë, kështu që vendosi ta linte në një kasafortë bankare. Kjo ndodhi deri në vitin 2012, kur vajza e saj Alexandra Bellak përktheu ditarin në anglisht, në mënyrë që njerëzit nga e gjithë bota ta lexonin.

“Isha kurioze për të kaluarën, trashëgiminë time dhe për këtë grua të mrekullueshme, emrin e të cilës mbaj. Emri i mesëm është Renata. Mami im nuk mund ta lexonte ditarin, ishte shumë e dhimbshme për të,”– tha Alexandra për CNN, njofton mapo.

Pjesë nga ditari:

7 qershor 1942

Kudo ku shikoj, ka gjakderdhje. Masakra të tilla të tmerrshme. Ka vrasje, vrasje.

Zot, për të disatën herë përulem para jush, na ndihmo, na ruaj!

Zot, na lër të jetojmë, të lutem, dua të jetoj! Kam përjetuar kaq pak në jetë.

Unë nuk dua të vdes. Kam frikë nga vdekja. Gjithçka është kaq budallallëk, aq e imët, aq e parëndësishme, aq e vogël.

Sot jam e shqetësuar se jam e shëmtuar, nesër mund të mos mendoj më përgjithmonë.

15 korrik 1942

Mos e harro këtë ditë, mbaje mend mirë.

Do t’ua thuash brezave që do të vijnë.

Që nga ora 8 ne jemi mbyllur në geto. Jetoj këtu tani.

Bota është e ndarë nga unë dhe unë jam e ndarë nga bota.

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori