Për të ndërtuar një digë, autoritetet turke po përgatiten të përmbytin qytetin 12 mijëvjeçarë Hasankeyf, në juglindje të vendit.
Hasankeyf mendohet të jetë një prej vendbanimeve më të vjetra që vazhdojnë të jenë të banueshme në Tokë: ai ka me mijëra shpella, kisha e varre të hershme.
Por, ky margaritar i historisë njerëzore shumë shpejt mund të zhduket; pjesa dërrmuese e tij do të mbulohet nga uji me nisjen e projektit të shumë diskutuar Ilisu.
Banorët kanë protestuar me forcë duke e quajtur këtë vendim “një barbari”, por thirrjet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.
Hasankeyf ka qenë vërtet pjesë e shumë kulturave të ndryshme në historinë e tij të gjatë, përfshirë atë të Mesopotamisë, atë Bizantine, perandoritë arabe dhe osmane, por Hakan Ozoglu, profesor historie në Floridë, thotë se vendbanimet e gjetura atje i paraprijnë të gjithë këto civilizime. Ozoglu këmbëngul se qyteti mund të japë shumë përgjigje në lidhje me të kaluarën, duke e cilësuar atë “një dëshmi të së shkuarës njerëzore që duhet mbrojtur me çdo kusht.
Puna për ndërtimin e digës dhe hidrocentralit të saj nisi në 2006-tën dhe Hasankeyf tani është vetëm disa javë larg shkatërrimit. Ekzekutivi turk i ka dhënë kohë banorëve deri në 8 tetor për t’u larguar prej andej. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?