Në koordinim me kryetarin Kadri Veseli, ministri Kujtim Gashi sot ka shkarkuar Komisionin Përzgjedhës për Drejtorin e Muzeut të Kosovës, Ajet Leci i cili nuk ka garantuar proces transparent dhe tërë procesin e deritashëm të përzgjedhjes e ka anuluar.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në vazhdimësi e ka theksuar se nuk do të lejojë korrupsion dhe nepotizmin nën udhëheqjen e tij.
“Gjatë ditës së djeshme unë jam informuar se dikush është emëruar në mënyrë jo të rregullt dhe duke shkelur procedurat ligjore. Kështu që, në bisedë edhe me Ministrin e Kulturës, jam i lumtur ta them para jush këtu që edhe ministri është në dijeni të plotë dhe po merret me këtë rast. Korrupsioni dhe nepotizmi na dëmton neve në të gjitha fushat e jetës dhe ne, po ashtu, do ta luftojmë atë në të gjitha drejtimet, jo me fjalë, por me vepra konkrete”, ka thënë Veseli, thuhet në njoftimin për media.
Ai ka theksuar se lufta kundër korrupsionit nuk përfundon në një ditë, por kërkon vendime të guximshme, sikurse vendimi i Ministrit të Kulturës sot për ta shkarkuar komisionin dhe anuluar vendimin e përzgjedhjes.
“Sikurse ju kam thënë javën e kaluar, për ta luftuar korrupsionin ne duhet t’u japim mundësi sa më shumë të rinjve, sikurse kemi filluar ta bëjmë në PDK dhe do të vazhdojmë”, ka shtuar ai.
Si rezultat i punës së ministrit Kujtim Gashi, Veseli ka thënë se tash ka më pak nepotizëm dhe korrupsion në fushën e kulturës dhe mund të investojmë edhe më shumë tek të rinjtë, duke ndaluar largimin e tyre.
Ndërsa, ministri Kujtim Gashi ka thënë se ka hyrë në politikë për t’i ndryshuar gjërat për të mirë, për ta luftuar korrupsionin.
“Rastet sikurse ky tregojnë që korrupsioni nuk luftohet me koktej molotovi dhe me gaz lotsjellës. Partitë tjera nuk kanë bërë asgjë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, por ato vetëm po na shikojnë neve. Ata po vazhdojnë të rekrutojnë fatkeqësisht njerëz që kanë problem me ligjin”, u shpreh ministri Gashi.
Ministri Gashi ka thënë se PDK-ja do të prezantohet me një listë me njerëz të pastër, pa aktakuza dhe që janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin me vepra dhe jo me fjalë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje