Nënkryetari i PSD-së, njëherësh kryetar i Komisionit për hetime në Telekom, Visar Ymeri, ka thënë se Telekomi duhet t’i shkëpus edhe kontratat e tjera abuzive.
Ymeri në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se janë duke i hetuar këto kontrata dhe se sipas tij duhen të shkëputen në mënyrë që Telekomit t’i krijohet hapësirë dhe mundësi financiare për t’u zhvilluar, ristrukturuar e konsoliduar.
Postimi i plotë:
TELEKOMI T’I SHKËPUS EDHE KONTRATAT E TJERA ABUZIVE, 300.000 NUMRAT NË PËRDORIM NGA Z-MOBILE T’I KTHEHEN MENJËHERË TELEKOMIT/VALA 900.
Nuk do të vazhdohet kontrata e Telekomit me Dardafon LLC (e njohur si Z Mobile) e cila skadon nesër. Ky është lajm i mirë, që duhet përshëndetur. Kjo kontratë i ka shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe ngarkesa të papërballueshme tekniko-teknologjike Telekomit të Kosovës. Përveç se është dëmtuar kompania më e suksesshme publike e Kosovës, janë dëmtuar edhe abonuesit e saj, pra qytetarët e Kosovës, shërbimet e komunikimeve elektronike, të cilët kanë pësuar një degradim të vërejtshëm.
Ky mosvazhdim kontrate, para së gjithash dhe mbi të gjitha, vjen si rezultat i këmbëngulësisë dhe punës së palodhshme të sindikalistëve të Telekomit, të cilët vetëdijësuan opinionin për dëmet e kontratës dhe që u angazhuan drejtpërdrejt për ta mbrojtur interesin e ndërmarrjes.
ARKEP duhet menjëherë të vendos që 300 mijë numrat në përdorim të Z Mobile t’i kthehen kompanisë që e ka Autorizimin individual për përdorim të numeracionit, Telekomit të Kosovës në mënyrë që të shfrytëzohen nga Vala 900.
Në procesin hetimor parlamentar, në të cilin bashkë me deputetët e të gjitha grupeve parlamentare jemi duke punuar intensivisht prej shkurtit, ku kemi evidentuar dëme të shumta, që i janë shkaktuar Telekomit nga kontrata abuzive, krahas dhe përveç kësaj me Z Mobile.
Edhe këto jemi duke i hetuar dhe edhe këto kontrata duhen të shkëputen në mënyrë që Telekomit t’i krijohet hapësirë dhe mundësi financiare për t’u zhvilluar, ristrukturuar e konsoliduar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri