Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë e ka quajtur të drejtë vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, të cilët kanë shpallur fajtor ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës si “Molla e Kuqe”.
Sipas vendimit të Gjykatës, Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës si “Molla e Kuqe”, është dënuar me 14 vjet burg.
“FDH Kosovë vlerëson se trupi gjykues ia ka mundësuar të akuzuarit gjykimin e drejtë dhe të ndershëm. Gjatë shqyrtimit janë dëgjuar më shumë dëshmitarë se sa që ka qenë e paraparë me aktakuzën. Kjo për shkak se trupi gjykues ua ka mundësuar palëve në procedurë propozimin dhe paraqitjen e dëshmitarëve dhe të provave të reja, për të cilat gjatë procedurës është treguar nevoja”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.
Reagimi i plotë i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë:
“Pas shqyrtimit kryesor të mbajtur lidhur me aktakuzën e datës 19 tetor të vitit 2016 në lëndën Prokurori kundër Remzi Shalës, paneli shqyrtues (me të cilin ka kryesuar gjyqtarja Raima Elezi, anëtarë të trupit gjykues gjyqtarët Luan Berisha dhe Fatmir Krasniqi) i Gjykatës Themelore në Prizren, Departamenti për krime të rënda, në datën 3 korrik të vitit 2019 e ka shpallur aktgjykimin me të cilin i akuzuari Shala është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile, e paraparë me nenin 142 në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së dhe në lidhje me nenin 3 (1a) të Konventës së Katërt të Gjenevës të vitit 1949, po ashtu e dënueshme me nenin 152 në lidhje me nenin 32 të KPRK-s. Shalës i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej katërmbëdhjetë (14) vitesh. Të akuzuarit i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Gjykata e ka shpallur të akuzuarin fajtor për privimin nga liria të Haxhi Përteshit nga fshati Duhël/Dulje, komuna e Suharekës/Suva Reka, që ka ndodhur në orët e mbrëmjes të datës 26 qershor të vitit 1998. Trupi i pajetë i Përteshit është gjendur disa ditë pas rrëmbimit, të cilin i akuzuari e ka kryer në bashkëkryerje me kryerës të tjerë të panjohur, pjesëtarë të UÇK-së.
FDH Kosovë vlerëson se trupi gjykues ia ka mundësuar të akuzuarit gjykimin e drejtë dhe të ndershëm. Gjatë shqyrtimit janë dëgjuar më shumë dëshmitarë se sa që ka qenë e paraparë me aktakuzën. Kjo për shkak se trupi gjykues ua ka mundësuar palëve në procedurë propozimin dhe paraqitjen e dëshmitarëve dhe të provave të reja, për të cilat gjatë procedurës është treguar nevoja.
Dënimi me burgosje i shqiptuar për të akuzuarin, duke pasur parasysh praktikën e deritashme të dënimit për krimet e luftës në Kosovë, është më i ashpër, por asnjë dënim në asnjë rast nuk mund të jetë kompensim për një jetë të humbur njerëzore, posaçërisht duke pasur parasysh vet mënyrën e kryerjes së veprës penale, kur viktima është marrë nga shtëpia para anëtarëve të familjes së tij. Me dënimin e shqiptuar, familja e dëmtuar e pakta deri diku e ka realizuar të drejtën në drejtësi.
Shqyrtimi kryesor, me ndërprerje të kohëpaskohshme për shkak të sëmundjes ose të për shkak se për gjykatën i akuzuari ka qenë i pa qasshëm, ka zgjatur pak më shumë se dy vite. Pas fillimit të transferimit të kompetencave ekzekutive të EULEX-it tek stafi gjyqësori vendor, ky ka qenë gjykimi i parë për krime të luftës kundër popullatës civile, të cilin në tërësi e kanë udhëhequr gjyqtarët vendor dhe ku, po ashtu, me panelin ka udhëhequr gjyqtari vendor.
Gjykata e ka shpallur të akuzuarin fajtor për privimin nga liria të Haxhi Përteshit nga fshati Duhël/Dulje, komuna e Suharekës/Suva Reka, që ka ndodhur në orët e mbrëmjes të datës 26 qershor të vitit 1998. Trupi i pajetë i Përteshit është gjendur disa ditë pas rrëmbimit, të cilin i akuzuari e ka kryer në bashkëkryerje me kryerës të tjerë të panjohur, pjesëtarë të UÇK-së.
FDH Kosovë vlerëson se trupi gjykues ia ka mundësuar të akuzuarit gjykimin e drejtë dhe të ndershëm. Gjatë shqyrtimit janë dëgjuar më shumë dëshmitarë se sa që ka qenë e paraparë me aktakuzën. Kjo për shkak se trupi gjykues ua ka mundësuar palëve në procedurë propozimin dhe paraqitjen e dëshmitarëve dhe të provave të reja, për të cilat gjatë procedurës është treguar nevoja.
Dënimi me burgosje i shqiptuar për të akuzuarin, duke pasur parasysh praktikën e deritashme të dënimit për krimet e luftës në Kosovë, është më i ashpër, por asnjë dënim në asnjë rast nuk mund të jetë kompensim për një jetë të humbur njerëzore, posaçërisht duke pasur parasysh vet mënyrën e kryerjes së veprës penale, kur viktima është marrë nga shtëpia para anëtarëve të familjes së tij. Me dënimin e shqiptuar, familja e dëmtuar e pakta deri diku e ka realizuar të drejtën në drejtësi.
Shqyrtimi kryesor, me ndërprerje të kohëpaskohshme për shkak të sëmundjes ose të për shkak se për gjykatën i akuzuari ka qenë i pa qasshëm, ka zgjatur pak më shumë se dy vite. Pas fillimit të transferimit të kompetencave ekzekutive të EULEX-it tek stafi gjyqësori vendor, ky ka qenë gjykimi i parë për krime të luftës kundër popullatës civile, të cilin në tërësi e kanë udhëhequr gjyqtarët vendor dhe ku, po ashtu, me panelin ka udhëhequr gjyqtari vendor”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City