Një delegacion shqiptarësh po viziton Shtetet e Bashkuara për të shprehur mirënjohjen e tyre për ndihmën amerikane, me rastin e 100 vjetorit të Traktatit të Versajës, që njihet edhe si traktati i paqes .
Nderim i veçantë iu bë presidentit amerikan,Woodrow Wilson, në një ekspozitë me fotografi e dokumente arkivore në Ambasadën e Kosovës në Uashington. Aty u kujtua roli i presidentit Wilson në krijimin e shtetit të Shqipërisë dhe rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë. Aktivitete si këto rikonfirmojnë raportin e veçantë mes shqiptarëve dhe amerikanëve, raport ky që i ka rrënjët qysh nga koha e presidentit Wilson. Kolegu Burim Goxhuli ka përgatitur materialin.
Presidenti i 28 i Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilson, gëzon një vend të veçantë në historinë shqiptare.
Ai vuri themelet e para të miqësisë shqiptaro-amerikane, raport ky që ruhet edhe sot.
Kontributi i presidentit Wilson u nderua në një ekspozitë në ambasadën e Kosovës në Uashington, me rastin e 100 vjetorit të traktatit të Versajës, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore Shqiptare në Shkup, Instituti për Studime Shqiptaro-Protestante dhe qeveria e Kosovës.
Historiani Skënder Asani, tregoi arsyen pse figura e presidentit Wilson zë vend kaq të rëndësishëm në historinë shqiptare.
“Presidenti Wilson gjatë fushatës zgjedhore angazhohej për paqe dhe jo për luftë dhe ai ishte i detyruar që në fund të mandatit të tij të kyçet në luftën e parë botërore dhe pikërisht nga tmerri që pësuan me dhjetra milionë njerëz gjatë luftës së parë botërore, ai konceptoi kërkesat të cilat do të jenë edhe një proces i cili do tu mundësoj popujve të vegjël të kenë shtetin e tyre kombëtarë dhe të ecin në rrugën që janë shtetet tjera”.
Asani thotë se në Traktatin e Versajës ekzistonin dy koncepte ai i presidentit Wilson dhe ai i shteteve që fituan Luftën e Parë Botërore, të cilat dëshironin të merrnin gjithçka.
Ishin pikërisht kërkesat e presidentit Wilson që rikonfirmuan krijimin e shtetit shqiptarë.
“Kjo miqësi ka rrënjë, ka një arsye dhe nuk e dija si amerikan kur shkova në Shqipëri për herë të parë, nuk e dija historinë e Wilsonit dhe marrëdhënien e tij me çështjen shqiptare. Por pastaj kur zbulova dhe tani po zbuloj çdo ditë e më tepër çfarë ka bërë, atëherë e kuptoj që ishte Wilsoni që ka themeluar në menyrë zyrtare këtë miqësi që qëndron tani e 100 vjet më pas. Madje shohim që shqiptarët i japin emrin Wilson djemve të tyre, ka nje arsye dhe është pikërisht puna e Wilson-it në konferencën e paqes.” thotë David Hosaflook, me Institutin për Studime Shqiptaro-Protestante.
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka, thotë se shqiptarët do të vazhdojnë të nderojnë dhe ndjekin këtë rrugë.
“Besoj që ne duhet mos i harrojmë të gjitha të mirat e miqve tanë, në rend të parë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arsyeja është shumë e thjeshtë, pa përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me siguri që shteti shqiptar kishte me qenë i mangët e mos të flas që Kosova do të përjetonte tragjedi të shumta, për shkak të gjenocidit të hapur të Serbisë ndaj shqiptarëve.”
Nëse Presidenti Wilson do të shihte sot Kosovën e Shqipërinë, do të ishte krenar thotë avokati amerikan që vizitoi ekspozitën, Robert Higdon.
“Nëse do të arrinim t’ia shpjegojmë presidentit Wilson natyrën e marrëdhënieve dhe punës që po bëjmë sot, mendoj se do të ishte shumë krenar sepse parimet për të cilat ai luftoi janë ato që po i jetojme”, thotë Robert Higdon, me profesion avokat.
Veç ekspozitës, delegacioni shqiptar vizitoi edhe muzeun e Wilsonit në Virxhinia.
Kjo vizitë ndryshe u quajt edhe kthimi i shqiptarëve në SHBA për të shprehur mirënjohjen e tyre për presidentin Wilson dhe Shtetet e Bashkuara, për ndihmën e vazhdueshme/VOA.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker