LAJMI I FUNDIT:

WhoScored e lë Messin jashtë formacionit me lojtarët me statistika më të mira, Ronaldo është aty

WhoScored e lë Messin jashtë formacionit me lojtarët me statistika më të mira, Ronaldo është aty

Lionel Messi mund ta ketë fituar Pichichin dhe Këpucën e Artë Evropiane, mirëpo ai nuk është përfshirë në formacionin e statistikave të krijuar nga WhoScored.

Në fakt, 31-vjeçari argjentinas ka marrë një vlerësim të përgjithshëm 8.77 në Ligën e Kampionëve dhe 8.48 në La Liga, por që nuk ishte e mjaftueshme që të futej në formacionin e statistikave më të mira.


Pra, le ta shikojmë formacionin e statistikave më të mira me lojtarët që kanë pasur paraqitje të mirë në sezonin që lamë pas të krijuar nga Who Scored.

Në një formacion 4-4-2, portieri i Cagliarit, Alessio Cragno (7.1), ka arritur ta zë vendin e numrit një në portë.

Joshua Kimmich i Bayern Munichut (7.5) është mbrojtës i djathtë, Marcel Halstenberg i RasenBallsport Leipzig i mbrojtësi i majtë (7.6), Virgil van Dijku (7.4) dhe Willi Orban i RB Leipzigut në qendër (7.4).

Alejandro Dario Gomez i Atalantas (7.6), Teji Savanier i Nimes (7.9), Nicolas Pepe  i Lille (7.6) dhe Eden Hazard i Chelseas (7.8) janë në mesfushë.

Goal.com zgjedh formacionin me lojtarët më të mirë në pesë ligat kryesore evropiane, asnjë lojtar i kampionëve francez dhe gjerman
Lexo po ashtu Goal.com zgjedh formacionin me lojtarët më të mirë në pesë ligat kryesore evropiane, asnjë lojtar i kampionëve francez dhe gjerman

Cristiano Ronaldo (7.7) dhe Kylian Mbappe (8.0), janë në sulm, duke e kompletuar kështu formacionin e sezonit të WhoScored në bazë të statistikave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori