LAJMI I FUNDIT:

Lajiq: CEFTA është e vdekur

Lajiq: CEFTA është e vdekur

Marrëveshja për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore, CEFTA, e nënshkruar në vitin 2006 në Bukuresht, është e vdekur, tha ministri i Tregtisë i Serbisë, Rasim Lajiq.

Ai i bëri këto komente në Sarajevë, ku takoi ministrin e Tregtisë dhe Ekonomisë të Bosnjës, Mirko Sharoviq.

Në takim u tha se mënyra aktuale e këmbimit tregtar nuk mund të jetë e qëndrueshme dhe se kjo ndodh si pasojë e taksës që u ka vënë Kosova mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.


“Kemi konstatuar se CEFTA është de facto e vdekur. Kemi kërkuar nga Komisioni Evropian angazhim më të madh në reformimin urgjent të Marrëveshjes CEFTA”, tha Lajiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Sipas ministrit Sharoviq, eksportet e mallrave nga Bosnja në Kosovë kanë rënë ndjeshëm.

“Në katër muajt e parë të vitit 2019, Bosnja eksportoi mallra në Kosovë në vlerë prej vetëm 500 mijë eurosh, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2018 ky eksport arriti në mbi 19 milionë euro”, tha Sharoviq.

Kosova, qysh në nëntor të vitit të kaluar, u ka vënë taksë 100% mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Përkundër thirrjeve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për heqjen e kësaj tarife, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ajo do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Vendet anëtare të CEFTA-s janë: Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina dhe Moldavia. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
U mbajt takimi informues i “Diaspora Economic Forum” -  një hap i rëndësishëm për bashkëpunim mes bizneseve vendore dhe diasporës

U mbajt takimi informues i “Diaspora Economic Forum” - një hap i rëndësishëm për bashkëpunim mes bizneseve vendore dhe diasporës

Ekonomi
Kalo në kategori