Ambasadorët e vendeve në Kosovë, në deklaratat e tyre shumë herë përmendin problemet me të cilat përballet vendi.
Sot gjatë ditës ambasadori i britanik Ruairí O’Connell, në Kosovë në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, u është përgjigjur disa pyetjeve, ku ndër të tjera u ka thënë qytetarëve se nëse nuk iu pëlqejnë politikanët aktual ta votojnë dikë tjetër.
Ai po ashtu në një përgjigje ka thënë se në Britani nuk do të hyjë asnjë i korruptuar.
Mirëpo nuk është vetëm ky rast, pasi që janë shpeshtuar thirrjet e ambasadorëve kohët e fundit për përmirësim të gjendjes në Kosovë si në luftimin e korrupsionit, nepotizmit, krimit të organizuar.
Njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se qytetarët duhet të pajtohen me thirrjet e ambasadorit britanik, si dhe të tjerëve.
Mirëpo, Tahiri ka thënë se edhe ndërkombëtarët kanë faj për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova.
“Është e drejt ajo që thotë ky ambasador se persona që kanë qenë të korruptuar nuk do t’u jepet viza, pra kanë hyrë në një lloj të një liste të zezë të Britanisë së Madhe, madje edhe çështjet tjera që i cek. Ajo çka nuk pajtohem me ambasadorin britanik ndoshta edhe tek të tjerët, është që ndërkombëtarët kanë kontribuar në këtë formë të ligjeve në Kosovë, që nga UNMIK-u deri sot. Dhe, Kosova si kjo krijesë që është bërë kështu me korrupsion dhe me mos sundim të ligjit është meritë e ndërkombëtarëve”, ka thënë ai.
Tahiri ka theksuar se disa ligje i kanë sjell vetë ndërkombëtarët në Kosovë, duke përmendur sistemin zgjedhor.
“Ata e kanë bërë sistemin zgjedhor një zonë zgjedhore dhe një qytetar pesë vota. Kjo do të thotë humbet personi për të cilin ti voton sepse manipulohen votat kur të ndahen në 5 vende. Do të ishte demokratike një qytetarë një votë. Anën tjetër është sepse ne e kemi sjellë shumë von ligjin për sekuestrimin e pasurisë, dhe ata që dënohen me vendos edhe masën e ushtrimit të funksionit për vite të caktuara. Shembull ai i cili është zënë duke vjedhur ose bënë vepër penale në shtet, t’i ndalohet 5 vite, apo 10 vite të ushtroj funksione, nëse këtë e ka bërë nga pozita zyrtare. Kemi njerëz në funksion të ministrave që dënohen, lirohen, mbrohen në liri. Pra edhe ndërkombëtarët kanë kontribuar që ta kemi këtë sistem ligjor dhe me pas prokurorë ose gjyqtar të dobët ose të ndikueshëm”, është shprehur ai.
Sipas tij zgjidhja e vetme do të ishte që ndërkombëtarët ta kthejnë vendin në gjendjen para gabimeve, dhe të sjellin kuadro më të mira.
“Udhëheqja nuk ka se si ta bëjë ligjin, po i konvenon ky sistem përmes kapjes së shtetit. Nuk ka mekanizma, janë përmes kuvendit, qeverisë. Ndërkombëtarët duhet të na kthejnë në gjendjen para gabimeve. Ata mund të na i sjellin këtu kuadrot më të mira. Shembull EULEX-i nuk ka kryer ndonjë punë të mirë, supozohet që korrupsioni është bërë përmes tyre. Pse nuk po na e sjellin modelin e ligjeve këtu, dhe me na tregu se si funksion apo se cili është më i avancuari. Fundi i fundit ne do ta rregullojmë vetë, por do heqim. Sepse ndërkombëtarët për shkak të sigurisë shpesh herë veprojnë për ta mbajtur qetësinë në shtëpi, nuk e kanë gajle për demokracinë tek ne. Ata thonë vend primitiv, i pazhvilluar me administrim ndërkombëtar”, ka theksuar ai.
Ndërsa analisti politik, Shkelzen Maliqi, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se nuk janë dukuri e re deklaratat e ambasadorëve, pasi që sipas tij edhe më parë ambasadorët kanë dirigjuar me proceset.
“Mirëpo kanë qenë më të kujdesshëm, të paktën kur deklaroheshin në media. Tash u drejtohen drejtpërdrejtë politikanëve tanë me qortime, apo me këshilla opinionit që të protestojnë dhe votojnë kundër tyre. I trajtojnë si fëmijët e lazdruar liderët tanë, gati pa respekt”, ka thënë ai.
Sipas tij në shumicën e rasteve ata kanë të drejtë.
“Ne prapëseprapë ndihemi disi keq, si të poshtëruar pak si e marrin guximin te na trajtojnë kështu ne shtëpinë tona. Aspak diplomatike. Mirëpo, unë i kuptoj dhe arsyetoj për sjelljen dhe qortimet. Ato janë me se të merituara dhe nuk di nëse ka mënyrë tjetër me të sjellshme se po e dhi*e, qysh pat thënë ambasadorja e mëhershme e SHBA-së”, ka theksuar ai.
Maliqi ka shtuar se arroganca e qëndrimit ndaj disa çështjeve korruptive do të duhej t’i çmendte qytetarët.
“Kur ata bëjnë kërdi me paret publike, që ne i paguajmë nga taksat, e edhe janë thesar për të plotësuar nevojat tona, e jo plaçkë e tyre. E tha mirë ambasadori i Zvicrës, si nuk ju vjen marre me i humb gjithë ato miliona euro te buxhetit për veteranët e rrejshëm, dhe këndej nga na kërkoni fonde, miliona, për rregullimin e infrastrukturës tuaj. Vërtetë pse ata duhet me na dhënë mjete për ujësjellës apo çerdhet, e ju paguani aq shumë mashtrues. Ose,a nuk kishte drejt ambasadori britanik kur u tërhoq nga bordi i projektit qe financonte Britania e Madhe, e arrogantet tanë shkojnë e zgjedhin në postë të rëndësishme jo kandidatët me kualifikime që i kanë rekomanduar ata, por do tipa krejtësisht pa lidhje. Dhe ambasadorit britanik i jap të drejtë edhe kur fton që të mos votojmë më për horrat. Turp për ne, jo për ambasadoret”, ka theksuar ai.
Ndërsa muaj më parë ambasadori amerikan Philip Kosnett ka folur për zbatimin e ligjit në Kosovë, për rolin e mediave dhe shoqërisë civile në monitorimin e punës së qeverisë, duke thënë se qytetarët kosovarë kanë mjaft mënyra për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Ndër të tjera edhe ambasadori zviceran ka kërkuar që Kosova të investojë në projekte jetike, si ujësjellës, e të mos financojë veteranët e rrejshëm. Po ashtu edhe ambasadori francez dhe ambasadori gjerman kanë reaguar duke thënë se korrupsioni dhe nepotizimi janë plagë për Kosovën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë