LAJMI I FUNDIT:

Flokët bob: Stil për të gjithë tipat e flokëve dhe nuanca për më të guximshmet

Flokët bob: Stil për të gjithë tipat e flokëve dhe nuanca për më të guximshmet

As floktarëve bobi kurrë nuk u bëhet monoton, sepse, ndonëse kanë përshtypje të thjeshtë, teknikisht është shumë kërkues

Patjetër flokët duhet të formësohen në mënyrë të përsosur për t’u arritur baza më e mirë për kurën dhe stilizimin e flokëve, transmeton Telegrafi.

Shumica e femrave të famshme i kanë shkurtuar flokët në stilin bob – për shembull, manekinia Irina Shayk (33) dhe aktorja Selma Blair (46), ndërkaq ato të cilat tashmë e kanë stilin bob të flokëve janë treguar në pamje të re.


Image result for Irina Shayk bob hair

Më së shumti vëmendjen e kanë tërhequr ato të cilat kanë marrë Çmimin Oscar Cate Blanchet (49) dhe Charlize Theron (43) të cilat nga bionde platini janë bërë zeshkane, ndërkaq në variacione të ndryshme bobin me kënaqësi e preferojnë pop-yjet Dua Lipa (23) dhe Bebe Rexha (29).

Puna me gërshërë është e rëndësishme për t’u shprehur gjithanshmëria e njohur e bobit. Është i përshtatshëm për të gjitha tipat dhe teksturat e flokëve, është mirë të lozet me to.

Prej ngjyrave, posaçërisht janë të popullarizuara e kaltra e çelët, vjollcë dhe e trëndafilta, nuancat e parapëlqyera të këngëtareve.

Nga viti i kaluar po vazhdon edhe trendi i flokëve të thinjura. Aq më parë, kjo ka të bëjë me thinjat natyrale të cilat femrën nuk është e domosdoshme ta “plakin”, por mund të duket posaçërisht e freskët dhe femërore – e tregojnë këtë në shkëlqim të plotë këngëtaret Lady Gage (33) dhe Halsey (23).

Është ruajtur edhe trendi i vjetëm i flokëve të thinjur, me çka dëshiron të eksperimentojë manekinia Ruby Rose (33).

Për të qenë e shëndetshme dhe e bukur, gjithsesi këshillohuni me stilistin për ngjyrën më të përshtatshme dhe produktet e kurimit, por assesi mos e nxehni tepër flokët – maksimumi është 190 gradë Celsius, madje vetëm pak.

Me atë rast rekomandohet që hekurosja të reduktohet në minimum, por që me rastin e tharjes së flokëve, tharësja të jetë në shkallën e parë dhe që ajri të rrymojë përgjatë flokëve (nga rrënja drejt majave), gjë që i kontribuon lëmimit të tyre. /Telegrafi/