E keni menduar se shkak për raportin që ke me nënën tënde është shenja e saj (ose e jotja) e horoskopit?
Në të shumtën e rasteve, njerëzit e përdorin astrologjinë si test për të parë se sa përshtaten apo jo me partnerin/en e tyre. Në fakt, diçka e tillë funksionon për të gjitha raportet njerëzore.
Disa shenja të zodiakut thjesht nuk përshtaten me disa të tjera. Nëse ti je shenjë zjarri do ta kesh shumë të vështirë të merresh vesh me nënën tënde të shenjës së Tokës.
Pa e zgjatur më shumë, hidhini një sy kombinimeve më të këqija “nënë-bijë” të horoskopit.
1. Dash – Virgjëreshë
Dashi është shenjë zjarri kurse Virgjëresha Toke. Kështu, raporti mes të dyjave nuk do të jetë dhe aq i thjeshtë. Virgjëreshat zgjedhin të presin derisa të piqen kushtet para se të hedhin një hap, kurse Dashi jo. Një mama Dash mund ta bëjë vajzën Virgjëreshë të ndihet në presion, kurse një vajzë Dash do të ndihet e ndrydhur nga mami Virgjëreshë që analizon gjithçka.
2. Demi – Shigjetar
Një Dem është i orientuar nga siguria, kurse Shigjetari zgjedh aventurën dhe shpirtin e lirë. Një vajzë Dem do të ndjejë mungesën e përkushtimit që ka nevojë nga një mama Shigjetar për t’u ndjerë e sigurt. Kurse një vajzë Shigjetar e ka kaq shumë të nevojshme t’i bëjë gjërat sipas mënyrës së saj, gjë që s’do t’i pëlqente mamit Dem.
3. Binjakë – Akrep
Binjakët janë njerëz të logjikshëm dhe të orientuar drejt komunikimit. Akrepët nga ana tjetër njihen si shenja më e thellë dhe enigmatike e horoskopit. E kuptoni pse s’merreni vesh?
4. Gaforre – Shigjetar
Gaforret janë të dhënë pas familjes dhe guaskës së tyre kurse Shigjetari jeton për liri. Një mama Gaforre do ta merrte shumë personale dëshirën e Shigjetarit për liri dhe do ta lodhte veten me qindra pyetje të kota.
5. Luani – Bricjapi
Luanit i pëlqen qejfi, lojërat dhe do të gjejë patjetër një mënyrë për ta shprehur veten. Bricjapi nga ana tjetër është i strukturuar dhe tradicional. Kjo e bën shumë sfiduese marrëdhënien nënë-fëmijë të këtyre shenjave.
6. Virgjëresha – Ujori
Virgjëresha dhe Ujori e kanë të vështirë të kuptohen sepse njëra do konfirmim kurse tjetra s’e ndjen të nevojshme. Një Virgjëreshë kërkon t’i njihet sjellja e mirë apo një punë e bërë siç duhet, kurse Ujorët janë rebelë dhe s’kanë nevojë për aprovimin e askujt për të bërë diçka.
7. Peshqit – Luani
Luanët janë shenjë zjarri që vdesin për vëmendje dhe shumë dashuri. Peshqit nga ana tjetër janë emocionalë dhe duan kohë të rrinë vetëm. Nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin dhe prandaj herë pas here ndeshen me keqkuptime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Dashuri apo obsesion?
Gratë humbasin ndjenjat e dashurisë në martesë shumë më shpejt se burrat, tregon një studim i ri
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Kush do ta kishte menduar: Ja sa kohë u duhet femrave që të mërziten nga seksi me të njëjtin mashkull
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje