LAJMI I FUNDIT:

Vezë sipas mënyrës së peshkatarëve

Vezë sipas mënyrës së peshkatarëve

Përbërësit:

– 1 konservë sardele,
– 1 qepujkë e prerë në feta,
– disa degë të vogla majdanozi,
– 2 thelpinj hudhre të grirë imët,
– piper i freskët i zi i bluar,
– kripë,
– 4 vezë,
– tost dhe salcë të nxehtë për shërbim.

Përgatitja:


Nxehni furrën në 200 gradë Celsius dhe nxehni enën për shërbim në furrë pesë minuta.

Qitni sardelet, pritni qepujkën, majdanozin e grirë dhe hudhrën e grirë në enën e nxehur. Shtoni piperin e zi dhe ktheni enën në furrë pesë minuta.

Nxirreni enën nga furra, thyeni katër vezë në një enë dhe ngadalë shtoni sipër sardeleve.

Qitni kripë dhe piper dhe pastaj ktheni enën edhe shtatë minuta në furrë, derisa të bardhët e vezëve të zihen.

Nxirreni enën nga furra dhe lëreni të qëndrojë pesë minuta, pastaj shërbejeni me tost dhe salcë të nxehtë.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.