LAJMI I FUNDIT:

Microsoft konfirmon se Xbox One i ri, nuk do të ketë disk (Foto)

Microsoft konfirmon se Xbox One i ri, nuk do të ketë disk (Foto)

Lajmet që qarkulluan së fundmi, se Xbox One i ri nuk do të ketë disk, dolën se ishin të vërteta.

Tashmë është konfirmuar nga Microsoft, se Xbox One S All-Digital Edition është një gjë e vërtetë, transmeton Telegrafi.


Do të kushtojë 250 dollarë – 50 dollarë më lirë se modeli aktual të cilit i vendoset disketa, ndërsa do të ketë të instaluara tri video-lojëra si Sea of Thieves, Forza Horizon 3 dhe Minecraft.

Bashkë me njoftimin, kanë nisur edhe para porositë për konzolën, që zyrtarisht lansohet më shtatë maj.

Meqenëse çmimet e këtyre konsolave ndryshojnë, kur në treg lansohet ndonjë e re, Microsoft ka bërë të ditur se do të mundohet, të kujdeset të mos dëmtohen klientët. /Telegrafi/