Publikohen audio inçizimet mes kontrollorëve dhe pilotit, para rënies së aeroplanit “Cesna”
Mediumet bullgare kanë publikuar audio-inçizimet e dialogut që kanë pasur kontrollorët në Maqedoni dhe piloti që ka drejtuar aeroplanin “Cesna”, i cili dje u rrëzua tek “Maja e Selanikut”.
Sipas inçizimeve, babai i familjes Georgi Boshnakov ka vendosur kontakt me kontrollorët pasi ka ndjerë turbulenca derisa ka drejtuar aeroplanin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në një moment kontrollori e pyet Boshnakovin nëse ka vërejtur akoma turbulenca, e ai është përgjigjur se nuk ka, por ka pasur mjegulla të mëdha.
Komunikimi së pari është bërë në gjuhën angleze, ndërsa më pas në atë maqedonase. Një nga kontrollorët e ka udhëzuar pilotin për në perëndim, ndërsa më pas ka humbur edhe komunikimi mes tyre.
Më pas dëgjohet dialogu mes kontrollorëve të fluturimit:
“Mund të shkojë mbi Majën e Selanikut, nuk ka mjegulla, sigurt është pastër me bazë prej mbi 300 metra mbi maje”.
“Po, por piloti tha se ka turbulenca dhe nuk është në radar”.
Bisedat që janë realizuar gjatë aksidentit mund t’i ndiqini në këtë vegëz, ndërsa biseda mes Boshnakovit dhe kontrollorëve fillon nga minuta 11:30./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City