LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi nuk do të thërret seancë për PSP-në

Xhaferi nuk do të thërret seancë për PSP-në

Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, Kuvendi do të zhvillojë vetëm një seancë ku do të votohen përsëri për ligjet të cilat i ktheu presidenti Ivanov, ndërsa nuk do të zhvillohet seancë për ligjin e PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri më tani, janë më shumë se 20 ligje të cilat Ivanov nuk i ka dekretuar. Të bllokuar janë edhe ligjet të cilat janë miratuar me shumicën pre dy të tretave edhe pse ato s’do të duhet të miratohen përsëri, do të presin nënshkrimin e presidentit të ri që të publikohen në Gazetën Zyrtare.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, se çka nëse zgjedhjet presidenciale dështojnë, gjegjësisht nuk arrihet censusi, me çka Xhaferi deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale do merrte rolin e ushtruesit të detyrës së presidentit të vendit, ai tha se në këtë rast ai do t’i nënshkruaj ligjet si ushtrues i detyrës së presidentit të vendit.


“Ivanov e pengon institucionit të Kuvendit dhe nuk është e nevojshme koment plotësues për këtë”, tha Xhaferi.

Ivanov ka kthyer disa ligje në të cilat ka qenë emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”
Lexo po ashtu Ivanov ka kthyer disa ligje në të cilat ka qenë emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi disa ligje të cilat presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i nënshkruaj dhe i ktheu përsëri në Kuvend.

Edhe pse formalisht ka mundësi që të caktohet seancë edhe për PSP-në, Xhaferi nuk do të lejojë një gjë të tillë dhe se këtë ua lë në dorë partive që të dakordohen për PSP-në

“Të dakordohen tani, nuk mund të thirr seancë, sepse nga praktikat e deri tanishme tregojnë se seanca të tilla deputetët vrapojnë pas fushatës zgjedhore. Këtë nuk do tua lejojë. Le të kontaktojnë këtë periudhë, le të dakordohen dhe le t’i tejkalojnë dallimet për PSP-në, nuk e kam problem që të caktoj seancë më 6 maj, kur do të përfundojnë zgjedhjet presidenciale”, tha Xhaferi.

Talat Xhaferi gjithashtu bëri thirrje deri tek subjektet politike të cilët i mbështesin kandidatët për president që në deklaratat e tyre të jenë të përmbajtshëm para fushatës zgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori