Kosova sonte do të jetë nikoqire e kombëtares daneze në kuadër të një ndeshje miqësore.
Përfaqësuesja jonë do të luajë kundër Danimarkës në stadiumin prishtinas të “Fadil Vokrri”, me fillim në ora 19:00.
Bernard Challendes nuk do ta ketë në dispozicion për këtë ndeshje Hekuran Kryeziun, i cili ka pësuar një lëndim në kampionatin zviceran, por nuk dihet nëse do të luajë edhe Benjamin Kollolli, i cili ka stërvitur ndaras grupit të lojtarëve.
Trajneri zviceran gjatë konferencës për shtyp ka deklaruar se Kryeziu mund të zëvendësohet nga Ferhat Hasani ose Besart Halimin, por edhe mund të eksperimentojë me ndonjë lojtar tjetër gjersa në rast se mungon Kolloli, atëherë në vend të tij do të luajë Leart Paçarada.
Në anën tjetër, Age Hareide i ka të gatshëm të gjithë lojtarët, por që mund t’i kursej disa prej yjeve pasi të hënën do të luajnë kundër Zvicrës për kualifikimet e kampionatit evropian të vitit 2020.
Në fakt, mbrojtësi i krahut të majtë shqiptar, i cili paraqitet për danezët, Riza Durmishi nuk është ftuar pasi që nuk ka shumë paraqitje në skuadrën e Lazios.
Theksojmë se edhe Kosova do të nis kampanjën Euro 2020 gjatë ditës së hënë, ku do të jetë nikoqir i Bullgarisë, me fillim në ora 20:45.
Kosova: A.Murici, Vojvoda, Rrahmani, Haliti, Paçarada, Halimi, Shala, Rashica, Celina, Zeneli dhe V.Muriqi.
Danimarka: Schmeichel, Daisgaard, Kjaer, Jorgensen, Larsen, Schone, Delaney, Poulsen, Eriksen, Sisto dhe Braithwaite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit