Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Ardian Arifaj, ka thënë se tash ka një momentum të favorshëm për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi.
Sipas tij, vëmendja ndërkombëtare është rikthyer te vendosja e paqes në Ballkan, dhe si rezultat te marrëveshja ndërmjet dy shteteve.
“Ajo që cilësohet fazë përfundimtare ka filluar, përkundër ngecjes që kemi për shkak të taksës. Kjo do të thotë që është krijuar një momentum shumë i favorshëm edhe në rajon, edhe skenën ndërkombëtare, në favor të një marrëveshjeje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, që do ta mbyllte kapitullin e luftës”, ka thënë Arifaj në Klan Kosova.
Arifaj ka dhënë sqarime pse pikërisht tash është momenti që të arrihet marrëveshja Prishtinë – Beograd.
Ai ka thënë se është kusht për të gjitha shtetet e Ballkanit, që të mbyllin çështjet e hapura.
Këshilltari i Thaçit, e ka mohuar që ka bisedime sekrete me shtetin serb.
“Nuk ekzistojnë bisedimet sekrete. Është e pavërtetë, e pasaktë, se ka bisedime të fshehta. Nuk ka bisedime të fshehta, nuk ka marrëveshje të fshehta. Çfarëdo marrëveshje që të arrihet duhet të ratifikohet me 2/3 e votave të deputetëve. Nuk mund të ketë marrëveshje të fshehtë që do t’ju imponohet qytetarëve”, ka deklaruar Arifaj.
Duke folur për përcaktimin e kufirit, Arifaj ka thënë se një gjë e tillë sjellë vetëm të mira.
“Sikurse me Malin e Zi dhe me Maqedoninë, ne duhet ta përcaktojnë kufirin me Serbinë. Të mirat janë të shumta edhe për tërë rajonin. Dialogu ka krijuar shqetësime tek të gjitha komunitetet, por është me rëndësi që të vazhdojë dialogu. Marrëveshja paqësore do të ketë rol transformues për shoqërinë tonë. Do të ketë rol transformues në tejkalimin e çarjeve etnike. Komunitetet nuk do ta perceptojnë njërin-tjetrin si kërcënim, por si bashkëqytetarë”, u shpreh Ardian Arifaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze