LAJMI I FUNDIT:

Mjekët kontrollojnë fëmijët e ligështuar nga uria, Maduro refuzon ndihmat: “Venezuela nuk ka krizë” (Foto)

Mjekët kontrollojnë fëmijët e ligështuar nga uria, Maduro refuzon ndihmat: “Venezuela nuk ka krizë” (Foto)

Në një klinikë të improvizuar në Karakas të Venezuelës, mjekët po ua matin fëmijëve duart për të parë se sa të keq ushqyer janë, derisa uria i ka ligështuar në masë të madhe.

Ata janë në mesin e dhjetëra tjerëve të rreshtuar, që presin të marrin ndihmën mjekësore prej vullnetarëve, derisa qeveria po kthen prapa ndihmën ushqimore për popullatën e uritur dhe spitalet që kanë mbetur pa elementet themelore, transmeton Telegrafi.

Presidenti Nicolas Maduro, po vazhdon të refuzojë ndihmat që po qëndrojnë në kufi me Kolumbia, nga frika se pas tyre fshihet ndonjë goditje e befasishme prej Shteteve të Bashkuara, si puç për ta rrëzuar atë nga pozita.


“Venezuela nuk ka krizë” ka thënë shkurt Maduro, teksa po i ofrohej asistencë ekonomike për gjendjen e rënduar.

Shumë pranë presidencës, mjekët dhe infermierët kanë zhvilluar protesta masive, në përpjekje që të lejohen ndihmat dhe të shpëtohen banorët, kryesisht pacientët.

“Momentalisht gjendja është e tmerrshme, sepse na mungojnë gjërat themelore, si barnat, dorezat dhe uniformat” ka thënë një mjek, i përjashtuar prej spitalit shtetëror.

Të gjithë mjekët dhe shërbyesit shëndetësor, po punojnë në mënyrë vullnetare, që me mundësitë e tyre t’ju dalin në ndihmë njerëzve në nevojë. /Telegrafi/