Gjashtë emrat që mund ta sfidojnë McGregorin në rikthimin e tij brenda këtij viti
Rikthimi i Conor McGregorit në rrugëtimin e tij drejt përpjekjeve për ta rifituar titullin e UFC-së në kategorinë e peshave të lehta pritet të fillojë gjatë këtij viti.
Ylli irlandez tentoi ta rifitonte titullin në tetorin e vitit të kaluar, mirëpo ai pësoi humbje në raundin e katër nga kampioni në fuqi, Khabib Nurmagomedov.
Rimeçi me yllin nga Dagestani është në planet e McGregor, mirëpo vështirë se mund të ndodhë këtë vit. Edhe pse të dy aplikuesit e arteve të përziera marciale aktualisht janë të pezulluar, UFC planifikon që të organizojë një meç ndërmjet Khabib dhe Tony Ferguson.
Në këtë rast, Conor do të duhej të zhvillonte një ose dy duele me konkurrentët kryesore në kategorinë e peshave të lehta, para se t’i jepet shansi për të sfiduar për titull.
Ndërsa lista e sportistëve që janë të gatshëm të hyjnë në ‘Tetëkëndësh’ me McGregor është shumë e gjatë, kur kihet parasysh se duke u ndeshur me të mund të fitojnë shumë para. Nga ana tjetër, nuk përjashtohet edhe mundësia që Conor të zhvillojë një ndeshje boksi, pas asaj të vitit 2017 ndaj Floyd Mayweather (të cilën e humbi me nokaut teknik).
Donald Cerrone
Tash për tash, ‘Cowboy’ konsiderohet si njeriu favorit që mund ta mirëpresë kthimin e McGregorit në ‘Tetëkëndësh’ më vonë gjatë këtij viti.
Ai shprehu interesim të ndeshej me irlandezin në muajin e kaluar, pas fitores me nokaut teknik ndaj Alexander Hernandez. Ndërsa edhe Conor ishte shprehur i gatshëm përmes një postimi në rrjetet sociale.
Tony Ferguson
Amerikani pritet të ndeshet me Khabibin gjatë këtij viti, mirëpo ylli nga Dagestani ka thënë që nuk do të ndeshet deri në nëntor për shkak të solidarizimit dhe protestës për pezullimin njëvjeçar të dy pjesëtarëve të ekipit të tij.
Në këtë mënyrë, UFC mund të caktojë një duel për titullin e peshave të lehta, ndërsa të gjithë tifozët do të dëshironin t’i shihnin Fergusonin dhe McGregorin në ‘Tetëkëndësh’.
Dustin Poirier
Poirier është ndeshur me Conorin para afro pesë vitesh në kuadër të ‘UFC 178’. Asokohe irlandezit i mjaftoi raundi i parë për ta mposhtur yllin nga Louisiana.
Por, ajo humbje i kishte bërë mirë amerikanit, i cili prej se është kthyer në kategorinë e peshave të lehta, i ka regjistruar tetë fitore në dhjetë duele. Ai madje ka fituar ndaj ish-kampionëve Anthony Pettis dhe Eddie Alvarez.
Rafael dos Anjos
Tre vite më parë, Dos Anjos ishte vetëm disa javë para duelit të tij më të madh në MMA. Asokohe, ai sundonte në kategorinë e peshave të lehta dhe pritej të duelonte me McGregorin në meçin kryesor të ‘UFC 196’.
Mirëpo, një lëndim në këmbë, ia pamundësoi brazilianit që të ndeshej dhe në këtë mënyrë nuk arriti ta zhvillonte duelin më të madh në karrierën e tij.
Kjo mundësi iu afrua në vitin e kaluar në kuadër të ‘UFC 234’ në Brazil, mirëpo incidentet që i shkaktoi Conor në Brooklyn para ‘UFC 223’ e pamundësuan edhe këtë përballje.
Nate Diaz
Sa herë që përmendet emri i McGregor, nuk mund të mos përmendet edhe Nate Diaz. Emrat e këtyre dy yjeve të UFC-së do të lidhen me njëri-tjetrin ndoshta derisa të pensionohen.
Diaz ia kishte shkaktuar Conorit humbjen e parë në ‘Tetëkëndësh; në kuadër të ‘UFC 196’. Vetëm disa muaj më pas, irlandezi u hakmor në një përballje shumë të ngushtë.
Kanë kaluar afro tre vite që nga rimeçi i tyre në ‘UFC 202’, mirëpo dëshira për një trilogji vazhdon të jetë shumë e madhe.
Paulie Malignaggi
Ky duel ka përqindjen më të vogël sa u përket gjasave që të ndodhë, në krahasim me emrat e mësipërm, duke qenë se McGregor është i vendosur për ta kthyer titullin e UFC-së, ndërsa Malignaggi është një ish-boksier.
Paulie Malignaggi aktualisht është komentator sportiv dhe analist, mirëpo deri në vitin 2017 ka qenë boksier aktiv. Ai dhe Conor gjatë gjithë kohës kanë qenë në zënkë verbale, ndërsa edhe sot e kësaj dite vazhdon armiqësia e tyre përmes rrjeteve sociale.
Për këtë arsye, nuk duhet hedhur poshtë mundësinë që irlandezi të hyjë sërish në ring boksi (për herë të parë 30-vjeçari u ndesh me Floyd Mayweather) dhe të ndeshet me Malignaggin gjatë vitit 2019, nëse dështojnë planet tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme
Formacionet zyrtare, PSG – Dortmund: Parisienët kërkojnë rikthimin, Dortmundi synon mrekullinë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'