Ish-deputeti, Gani Geci, ka thënë se ishte i pari që kishte denoncuar Nazim Bllacën, para se ai të dilte në publik dhe se për këtë i kishte njoftuar amerikanët dhe gjermanët dhe kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi.
Geci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kur ky shpiuni i UDB-së sipas RTK-së dhe spiuni i SHIK-ut sipas Nazim Bllacës ka dalur në publik unë fillimisht për kët kriminel të SHIK-ut e kam informuar Ambasaden Amerikane ,Gjermane ne Prishtinë si dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës Zt Hashim Thaqin i kam shkua ne zyren e tij npra nji muaj para se me dal ky ne publik” (sic.).
Postimi i plotë i Geni Gecit:
“Sqarim për opinionin!
Të nderuar qytetarë edhe një herë dua t‘ia sqaroj mbarë opinionit publik shqiptarë për ata që nuk e din apo ndoshta edhe kan harruar daljen në skenë të Nazim Bllacës dhe pas emisionit te mbrëmshem “Udheve”dhen ne RTK ma kujtuan edhe mua ket monstrum te SHIK-ut dhe te tash edhe UDB -es. sipas kti emisioni.
Kur ky shpiuni i UDB-së sipas RTK-së dhe shpiuni i SHIK-ut sipas Nazim Bllacës ka dalur në publik unë fillimisht për kët kriminel të SHIK-ut e kam informuar Ambasaden Amerikane ,Gjermane ne Prishtinë si dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës Zt Hashim Thaqin i kam shkua ne zyren e tij npra nji muaj para se me dal ky ne publik .
Ambasada Amerikane më ka dërguar 3 hetues në Zyret e LDD -së dhe ua kam dhënë 3 DVD
Ambasada Gjermane me kan ftuar dhe me 3 automjete te Blinduara te K FOR -t Gjerman me kan shetitur neper Prishtin nja 4 orë dhe e kam degjua ne nji Llaptop dhe derisa perkthyesi ua ka perkthy se qka po thot ky UDB -ashi alias ShI-u e akuzojke vetën si dhe SHIK-un.
Te nesermen kam shkuar në zyrën e ish -kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçit dhe e kam njoftuar për këtë UDB-ashin alias SHIK- un se po thot kështu kështu…dhe i kam thënë kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçit a ke ni DVD me ndegjue meka then jo skam edhe e kam pyt se qka të bëjë me të kriminel.
Përgjigjia e tij ka qenë a ma ka përmendur emrin mua? Unë i kam thënë: „Jo, dhe i kam treguar se kujt ia ka përmendur emrin.“
„Hashim Thaçi më ka thënë kështu :Ok Q…. nanen tanve!“
Pra Nazim Bllaca nëse ka qenë shpiun i UDB-së, gjë që edhe mund të ketë qenë, edhe une nuk kam pasur mundësi asesi ta dij edhe as a ka qenë shpiun i SHIK – ut nuk kam pas mundesi ta dij sepse këto dy organizata për mua dhe familjen time kanë qenë të njejta dhe dallimi i tyre për mua dhe familjen time ka qenë vetem se UDB-ja ka fol serbisht dhe mi ka vrarë 7 meshkuj të shtëpisë e na ka persekutua 60 vjet, ndërsa SHIK-u ka fol shqip dhe na ka persekutua që 21 vjet, e vea na i kan dy shok e dy vllazen na kan plague .
Nazim Bllaca në publik ka dal me Rekomandimin e ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovë Zt.Hashim Thaçit.
Ky person ësht prodhim i Shtabit te pergjithshem te UÇK -es” (sic.), ka shkruar Geci.
Reagimi i Gecit vjen pas një emisioni të transmetuar në televizionin publik, RTK, në të cilin prezantohen dëshmi se Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997.
Bllaca me akuzat e tij të bëra publikisht në fund të nëntorit të vitit 2009 çoi në dënimin me mbi 80 vite burgim të atyre që ai i quante bashkëpunëtorë në krime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova