LAJMI I FUNDIT:

Litarin në duar dhe … kërceni!

Litarin në duar dhe … kërceni!

Kardio-ushtrimet janë më efikase se vrapimi

Kur keni më së paku kohë në dispozicion për ushtrime, mund të stërvitni me konop, transmeton Telegrafi.

Kërcimi me litar është kardio-ushtrim efikas, por edhe i shkëlqyeshëm për shkrirjen e dhjamit.


Është ushtrim karakteristik kondicional për boksierët dhe atletët, me të cilin forcohet konstitucioni i përgjithshëm i trupit.

Me kërcimin me litar shpenzohen nga 800 – 1300 kcal/h, vihen në veprim të dy shputat, me ç’rast gilcat amortizojnë rënien, kërcimin dhe shmangin lëndimet e padëshiruara.

Veç kësaj, përmirësohen koordinimi i lëvizjeve dhe balancimi, rritet qëndrueshmëria, nxitet qarkullimi i mirë i gjakut, forcohen muskujt e shpinës, mirëpo më e mira nga e gjitha është që mund të kërceni edhe në ambient të hapur edhe në ambient të mbyllur.

Si të filloni?

Filloni me këmbë të lakuara dhe kërceni një minutë, pastaj bëni pauzë.

Filloni me 15 kërcime në ditë dhe shtoni numrin e tyre, derisa të arrini kondicionin.

Derisa të kërceni, drejtojeni trupin dhe shikoni para vetes.

Kërceni në lartësi, aq sa konopi të kalohet nën këmbët tuaja, rreth 5 cm. Përqendrohuni në ritëm.

Kërcimi i konopit nuk rekomandohet, nëse keni lëndim të kurrizit. /Telegrafi/