Mbi 100 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar nëpër horizontet e kësaj miniere si pasojë e djegies së trafos kryesore që ndodhet në Parkun e biznesit në Mitrovicë.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku ka konfirmuar për Telegrafin, duke thënë se jeta e minatorëve në minierë nuk është në rrezik dhe janë duke tentuar të bëjnë zgjidhje alternative për furnizim me energji elektrike.
“Rrezik për jetën e minatorëve nuk ka sepse kemi ajrim natyral, po ashtu jemi lidhur nëpërmjet lidhjes telefonike dhe kemi komunikuar me ta. Jemi duke bërë përpjekje që të bëjmë furnizim alternativ të energjisë elektrike në mënyrë që minatorët t’i nxjerrim nga miniera”, tha Sadiku.
Sipas tij, lidhja alternative me rrymë do të mundësonte daljen e minatorëve nga miniera, shkruan Telegrafi.
“Ka më shumë se një orë që është ndërprerë rryma dhe më shumë se 100 minatorë kanë mbetur në horizontin e tetë, nëntë dhe dhjetë, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe nëpër horizonte tjera. Po bëjmë përpjekje që përmes ekspertëve tanë të elektrikes të bëjmë zgjidhje qoftë edhe të përkohshme vetëm sa t’i nxjerrim minatorët nga zgafella”, ka thënë kryesindikalisti i Trepçës Shyqyri Sadiku.
Ndryshe, rreth orës 12:00 kishte shpërthyer një trafo e ndërmarrjes Trepça. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City