Befasisht trembeni derisa jeni në gjumë të thellë: Ky është shkaku përse ju ndodh kështu!
A ju ka ndodhur ndonjëherë që vrullshëm të trembeni derisa përpiqeni të flini gjumë?
Trembja e vrullshme dhe e befasishme derisa flemë gjumë të thellë është gjendje hipnotike, përkatësisht ngërç i paqëllimshëm i muskujve, transmeton Telegrafi.
LiveScience shkruan që emrin e ka marrë sipas gjendjes hipnagogjike, përkatësisht sipas periudhës kalimtare midis përgjumjes dhe gjumit.
Ngërçet e muskujve mund të ndodhin spontanisht apo mund të jenë të shkaktuar nga ndikimet e jashtme si p.sh. të tingujve apo dritës.
Disa njerëz thonë që bashkë me trembjen dinë të përjetojnë edhe halucinacione.
Disa shkencëtarë besojnë që stresi, sasia e madhe e kafeinës, lodhja dhe mungesa e gjumit mund të shtojnë shpeshtësinë e shanseve për trembje hipnagogjike, mirëpo ajo dukuri ende nuk është hulumtuar sa duhet.
Të tjerë thonë që trembjes mund t’i kontribuojë edhe aktiviteti i shtuar fizik në orët e mbrëmjes.
Shkencëtarët nuk janë të sigurt përse saktësisht shfaqet ajo trembje, mirëpo ekzistojnë disa teori. Njëra thotë që ajo është kalimi natyral i trupit nga të qenit zgjuar në gjumë dhe se shfaqet kur nervat dobësohen gjatë procesit.
Edhe një ide e popullarizuat mbështetet në teorinë evolutive, andaj thotë që ato ngërçe në të vërtetë janë refleks i lashtë i primatëve ndaj relaksimit të muskujve gjatë rënies në gjumë.
Në të vërtetë, relaksimi nënkupton që primati bie nga degët e drurit, prandaj kjo shkakton reagim të shpejtë të muskujve, shkruan LiveScience.
Megjithatë, shkencëtarët pajtohen që fjala është për dukurinë e parrezikshme dhe të zakonshme rreth së cilës nuk duhet të brengosemi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?