LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata në pikë-kalimet kufitare, në Merdar mbi gjashtë orë pritje

Kolona të gjata në pikë-kalimet kufitare, në Merdar mbi gjashtë orë pritje

Në pikë-kalimet kufitare të Kosovës me Serbinë edhe mëngjesin e kësaj të diele kanë vazhduar pritjet e gjata, si pasojë e fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë, të cilët po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore pas qëndrimit në Kosovë për festat e fundvitit.

Gjendja më e rëndë paraqitet paraqitet në pikën kufitare me Serbinë, në Merdar. Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në këtë pikë kufitare për të hyrë në Serbi po pritet deri në 6 orë e 40 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është mbi dy kilometra.


Edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë për të kaluar kufirin po pritet deri në dy orë, kurse kolona e automjeteve është deri në një kilometër, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, në pikë-kalimin kufitar në Mutivodë për të kalur kufirin Kosovë-Serbi, po pritet deri në një orë.

Ndryshe, gjatë ditës së premte zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj, ka dhënë dy arsye se pse po shkaktohen këto pritje.

Ai tha se ka fluks të shtuar të mërgimtarëve që po lënë Kosovën, për shkak se të njëjtit gjatë të hënës kthehen në vendet e punës.

Po ashtu, fajtor për këto pritje, sipas tij, është edhe pala serbe për shkak të kontrolleve të tyre të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se të gjitha rrugët që shpiejnë te pikat kufitare janë të kalueshme.

Për të përcjell gjendjen aktuale dhe fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës klikoni KËTU  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori