Neptun dhe Jumbo si pjesë e Grupit Balfin, në prag të vitit të ri përzgjodhën katër kopshte të fëmijëve ne Prishtinë për të ndarë dhuratat e festës së fundvitit. Jumbo gëzoi fëmijët me dhurata të ndryshme të cilat u mirëpriten me buzëqeshje dhe entuziazëm, duke qenë se ishte babadimri ai qe i shpërndau ato, gjë që e bëri festën akoma më të hareshme.
Ndryshe nga dhuratat e zakonshme që bëhen për fundvit Neptun bashkë me partnerin e tij Philips dhuroi katër pajisje për pastrimin e ajrit si reagim ndaj ndotjes ekstreme me të cilën ballafaqohet vendi ynë, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar në përgjithësi e sidomos ndaj shëndetit të fëmijëve. Kopshtet e përzgjedhura ishin: “Gëzimi Ynë”, “Xixëllonjat”, “Buzëqeshja” si dhe “Lulevera”, të gjitha këto nën udhëheqjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Këtë aktivitet ishin të pranishëm dhe nënkryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës Muhedin Nushi si dhe drejtoreshat e kopshteve të përzgjedhura të cilët duartrokiten këtë iniciativë vedijësuese.
“Ne Neptun dhe Jumbo si pjesë e grupit Balfin, kemi përzgjedhur katër kopshte për të bërë dhuratat e festës së fundvitit, Jumbo me lodra për fëmijë ndërkaq ne si Neptun bashkë me partnerin tonë Philips, më ndryshe se zakonisht kemi menduar që dhurata më e qëlluar për këto kopshte në këtë periudhë kur ndotja e ambientit po shënon vlera të larta, të jetë pajisje për pastrimin e ajrit, si një investim në shëndetin e fëmijëve, duke adresuar vëmendjen tek brezi i ri, si një thirrje vedijësimi për të gjithë. Nëse bashkojmë duart vlera e kontributit për komunitetin do rritet dhe si e tillë impaktin do e ketë më të fuqishëm.
Prandaj duke shpresuar që kjo nismë do shërbejë për zgjimin e vëmendjes publike, ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri, mbarësi e shëndet për të gjithë ”, deklaroi Kaltrina Hoxha, Menaxhere Marketingu në Neptun.
Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjerë të pajisjeve elektronike si: TV / Audio / Video, produkte dhe aksesorë të It-së, Smartphone , Rrobalarëse, Enëlarëse, Frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit. Neptun është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe