LAJMI I FUNDIT:

Shitjet më të mëdha në histori të Atletico Madridit – Hernandez thyen rekordin nëse transferohet te Bayerni

Shitjet më të mëdha në histori të Atletico Madridit – Hernandez thyen rekordin nëse transferohet te Bayerni

Lucas Hernandez mund të bëhet shitja më e madhe në histori të klubit spanjoll, Atletico Madrid.

Gjatë ditës së mërkurë u raportua për një transferim të Hernadezit te Bayern Munichu gjatë janarit për shifrën e 80 milionë eurove.

Megjithatë, drejtuesit e klubit spanjoll mohuan diçka të tillë, por jo edhe ata të Bayernit, të cilët as nuk e mohuan dhe as nuk e konfirmuan.


Atletico Madridi mohon marrëveshjen e Hernandezit me Bayernin
Lexo po ashtu Atletico Madridi mohon marrëveshjen e Hernandezit me Bayernin

Mediat spanjolle janë të bindur se me pagimin e klauzolës prej 80 milionë eurosh do të ndodh edhe transferimi i francezit në Allianz Arena.

Lucas Hernandez (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Kështu, Lucas Hernadez do të bëhej shitja më e madhe në histori të klubit nga Wanda Metropolitano.

Deri më tani, lojtari më i shtrenjtë i shitur nga Atletico është sulmuesi Radamel Falcao, i cili i ka kushtuar Monacos 43 milionë euro në sezonin 2013014.

Rummenigge flet për transferimin e Hernandezit dhe të ardhmen e Hummelsit
Lexo po ashtu Rummenigge flet për transferimin e Hernandezit dhe të ardhmen e Hummelsit

Në vend të tretë gjendet Jackson Martinez me transferimin e tij prej 42 milionë eurosh, ndërsa pas tij Sergio Aguero me 40 milionë euro te Manchester City.

Më poshtë i keni 10-të transferimet për të shtrenjta në histori të Atleticos:

11.Theo Hernadez – (25 milionë euro), Real Madrid (2017-18)

10.David De Gea – (25 milionë euro),Manchester United (2011-12) 

9.Christian Vieri – (28.5 milionë euro), Lazio (1998/99)

8.Yannick Carrasco – (30 milionë euro), DL Yifang (2017-18)

7.Arda Turan – (34 milionë euro), Barcelona (2015-16)

6.Fernando Torres – (38 milionë euro), Liverpool (2007-08)

5.Diego Costa – (38 milionë euro), Chelsea (2014-15)

4.Sergio Aguero- (40 milionë euro), Manchester City (2011-12)

3.Jackson Martinez – (42 milionë euro), GZ Evergrande (2015-16)

2.Radamel Falcao – (43 milionë euro), Monaco (2013-14)

1.Lucas Hernandez – (80 milionë euro), Bayern Munich (2018-19)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Premier League
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Ligat tjera
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori