LAJMI I FUNDIT:

Femra, shampanjë dhe substanca të rrezikshme në një klub nate në Londër: Futbollistëve të Arsenalit i zbulohen disa xhirime, pjesë e ndejës dhe Mustafi

Femra, shampanjë dhe substanca të rrezikshme në një klub nate në Londër: Futbollistëve të Arsenalit i zbulohen disa xhirime, pjesë e ndejës dhe Mustafi

Filmime të këqija kanë dalë nga mediat, ku futbollistët e Arsenalit shihen duke thithur substanca si ‘hippy crack’ dhe helium, por edhe shampanjë dhe vodka në një klub nate në Londër gjatë muajit gusht.

Yjet si Mesut Ozil, 30 vjeç, Alexandre Lacazette, 27 vjeç, Pierre-Emerick Aubameyang, 29 vjeç, Matteo Guendouzi, 19 vjeç dhe Sead Kolasinac, 25 vjeç, shihet në të gjitha xhirimet e kamerave të sigurisë.

Ozil dhe Guendouzi duket se thithin balonat me gojën e tyre në klubin ekskluziv Tape Club në Mayfair.


Të tjerët duket se po inkurajojnë mesfushorin francez të thith gaz heliumi. Më pas ata qeshin kur ai zbret në njërën anë të divanit.

Gjermani duket se ofron një tullumbace edhe tek mesfushori Henrikh Mkhitaryan, 29 vjeç, i cili nuk pranon ta marrë atë.

Mbrojtësi gjerman me prejardhje shqiptare Shkodran Mustafi, 26 vjeç, u pa gjithashtu në xhirime, por nuk ishte duke konsumuar ‘hippy crack’ i njohur ndryshe si droga e hipikëve ose oksidi i azotit.

Parti i egër – në të cilën u ftuan 70 femra – ndodhi pak para fillimit të sezonit në gusht.

Futbollistët thuhet se kanë harxhuar deri në 30 mijë funte për këtë organizim.

Pasi u shfaq video, një zëdhënës i Arsenalit deklaroi sot: “Lojtarët do të flasin për këtë dhe do t’iu kujtohen përgjegjësitë e tyre si përfaqësues të klubit’..

Ndryshe, zotërimi ose mbajtja e oksidit të azotit nuk është i paligjshëm, por përdorimi mund të shkaktojë asfiksi ose vdekje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=164&v=31gms4HoU0E

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori