Lidhur me lajmet që lahuta është përfshirë në listën e trashëgimisë botërore, në UNESCO, si instrument serb e jo shqiptar, ka reaguar edhe Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Reagimi është si më poshtë:
Lidhur me çështjen e lahutës, Ministria e Kulturës, në komunikim edhe me Misionin tonë të Përhershëm pranë UNESCO-s, sqaron se asnjë vendim nuk është marrë dhe në asnjë rast Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht në disa media, se “lahuta nuk është shqiptare, por serbe”.
Në sesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale u bë regjistrimi i nominimit “Të kënduarit në shoqërimin e Gusle” (instrumenti që në shqip quhet lahuta) prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. Ministria e Kulturës, ashtu sikurse u theksua edhe në këtë mbledhje nga delegacioni i Shqipërisë, vë sërish në dukje se:
• Praktika kulturore e “Të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci etj.;
• Të kënduarit me lahutë është nga ato raste kur mund të zbatohet propozimi shumëkombësh bazuar në faktin se ato vende ndajnë praktikën kulturore në fjalë si një traditë historike dhe dukuri kulturore të gjallë, dhe asnjë vend nuk përjashton tjetrin;
• Ministria e Kulturës së Shqipërisë është tashmë në kontakt zyrtar me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi për të vijuar me vullnet të përbashkët procedurën për zgjerim të pjesëmarrjes në këtë regjistrim edhe të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Evropës Juglindore, që kanë dëshirë t’i bashkohen këtij procesi për këtë aspekt kulturor specifik.
• Çdo vend ndjek prioritete të ndryshme në punën përgatitore për regjistrimin e pasurive kulturore në listat e trashëgimisë botërore dhe se aktualisht Shqipëria është në fazën përfundimtare procesit të regjistrimit të dosjes së pasurisë kulturore dhe natyrore të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërkohë që ka në proces përgatitjen e propozimeve për regjistrim në listat përkatëse disa pasuri të tjera materiale dhe jomateriale, si p.sh. Parku arkeologjik i Apolonisë.
Falë punës së mirëkoordinuar të Ministrisë së Kulturës dhe të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në po të njëjtin takim, u miratua kërkesa e Shqipërisë për asistencë ndërkombëtare për projektin e krijimit të Inventarit Kombëtar të Pasurive kulturore jomateriale që do të krijojë një bazë të dhënash në nivel rajonal dhe kombëtare për këtë kategori.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Çka nënkupton shatërvani?
Marko Boçari dhe Lleshi i Zi: Kush është heroi?
Paralele vrasjesh: Stalini dhe Enveri
Zhvillimi i demokracisë, historiku, kritika dhe sfidat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak