Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e shtyu vendimin e saj, pas apelimit të bërë nga 24 të arrestuarit e operacionit Volvo 4, mes të cilëve dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka e Arben Çuko.
Prokuroria akuzon se, kreu i një bande kriminale është Astrit Avdylaj, i cili ishte i vetmi nga shumë të akuzuarit e kësaj çështjeje, i cili mori fjalën në seancë gjyqësore, ndërsa të tjerët u përfaqësuan nga avokatet e tyre.
Avdylaj u shpreh në sallën e gjyqit se ishte i pafajshëm dhe kërkonte lirinë. Ai tha se ishte një biznesmen.
Ai tha se ka vuajtur një dënim për vrasje, duke u hakmarrë për vëllanë e tij dhe se i kishte mbyllur hesapet me drejtësinë.
Asgjë çfarë thotë prokuroria u shpreh ai nuk është e vërtetë. Unë vij nga një familje e përndjekur politike dhe në fillim ka votuar Partinë Demokratike.
“Me akuzojnë se kam folur me Vangjush Dakon”, tha në dëshminë e tij Avdulaj. Ai e pranoi këtë fakt duke shtuar se e ka mik dhe e gjithë familja e tij voton për të. Rroftë Dako, rroftë PS, përfundoi Avdylaj në seancë, transmeton tch.
Edhe të akuzuarit e tjerë të kësaj çështjeje i kërkuan gjykatës që të ndryshojë masën e sigurisë së tyre duke e cilësuar procesin e montuar nga prokuroria. Ndërsa avokatët e dy ish-deputetëve socialistë u shprehen se për klientët e tyre nuk ka asnjë provë.
Avokati i Çukos, tha se nuk ka prova që ai të ketë marrë para për transferimin e një të burgosuri, Ndërsa, avokati i Ndokës u shpreh se nuk ka asnjë firmë të hedhur nga ai për të përfituar toka në bregdetin e Lezhës. Vendimi për kërkesat e të akuzuarve do të jepet në 15 nëntor.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë