LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë mbahet Forumi Frankofon i Investimeve

Në Prishtinë mbahet Forumi Frankofon i Investimeve

Sot duke filluar nga ora 10:00 Klubi Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF) organizon Forumin Frankofon të Investimeve në Swiss Diamond Hotel Prishtina, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri.

KOCAF është një klub afarist që bashkon kompanitë nga vende të ndryshme frankofone. Ai u krijua në mars 2017 nën udhëheqjen e ambasadave të Belgjikës, Kanadasë, Francës, Luksemburgut dhe Zvicrës në Kosovë.

KOCAF ka për mision të favorizojë shkëmbimet, partneritetet dhe projektet investive ndërmjet vendeve frankofone dhe Kosovës. Dhoma e tregtisë dhe industrisë Francë-Shqipëri, kryesuar nga Julien Roche, tubon rreth gjashtëdhjetë ndërmarrje.


Qëllimi i Forumit frankofon të investimeve është të diskutojë ngjashmëritë, ndërlidhjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen operatorët ekonomik që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Përfaqësues nga Shqipëria, Belgjika, Franca, Luksemburgu dhe Zvicra do të jenë të pranishëm në këtë Forum.

Sesioni i hapjes do të fillojë në mëngjes në praninë e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Pastaj, do të mbahet një tryezë e rrumbullakët ministrore e titulluar “Mundësitë në Kosovë për investitorët frankofonë”” dhe një panel i ekspertëve të biznesit në temën, “Kosova dhe Shqipëria, dy tregje me ngjashmëritë dhe dallimet e tyre “.

Pasditja do të jetë e përmbushur me takime B me B (biznes me biznes) organizuar së bashku me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me Bussiness Consultants Council. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Botë
Kalo në kategori